Ministri Belg i Mbrojtjes Th. Francken: “Moska do të Zhduket nga Harta Nëse Putin Sulmon Brukselin me Armë Bërthamore”!

/

“Unë jam më i shqetësuar për skenarët e zonës gri!”

Ministri belg i Mbrojtjes Theo Francken, gjatë deklaratave të tij, tha se “Moska do të zhduket nga harta nëse Vladimir Putin vendos të sulmojë kryeqytetin e një shteti anëtar të NATO-s, siç është Brukseli”.

Por Rusia nuk e ka kërcënuar kurrë Brukselin, ndërsa ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të sulmojë kurrë ndonjë vend anëtar të NATO-s.

Theo Francken theksoi se vendet perëndimore nuk duhet t’ja lejojnë veten të frikësohen nga Moska.

Kur u pyet nëse kishte frikë se Putini një ditë mund të lëshonte një raketë jo bërthamore në Bruksel, Franken u përgjigj: “Jo, sepse atëherë do të godiste zemrën e NATO-s dhe ne do ta fshinim Moskën nga harta”.

Ndërkohë, Franken tha se dyshonte se Putini do të guxonte të lëshonte një raketë në Bruksel.

“Unë jam më i shqetësuar për skenarët e zonës gri: ‘burra të vegjël të gjelbër’ në Estoni nxisin pakicën rusishtfolëse kundër ‘regjimit nazist’. Para se ta kuptoni, do ta kenë aneksuar një pjesë të Estonisë”.

“Burrat e vegjël të gjelbër” janë emërtuar kështu ushtarët ose agjentët rusë pa stema dalluese, që u shfaqën në Krime në vitin 2014 për të kryer operacione sekrete pa u përfshirë zyrtarisht Moska.

Deklaratat e Ministrit belg të Mbrojtjes tërhoqën vëmendjen pasi as amerikanët, të cilët kanë një arsenal bërthamor me fuqi të barabartë me rusët, nuk kanë guxuar të flasin kështu.

Deklarata e Ministrit belg të Mbrojtjes tregon një zyrtar të një vendi të vogël, i cili shpreson që kur “gjërat të errësohen”, ai do të jetë në gjendje të fshihet pas forcave më të mëdha dhe të shpëtohet.

Vlen të përmendet se Belgjika, Holanda dhe Danimarka ndjekin retorikën më të ashpër të luftës ndaj Rusisë, pavarësisht faktit se historia e tyre e fundit e luftës nuk është aspak rezultative.

Holanda u dorëzua pas disa përleshjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj ushtrive gjermane, ndërsa Danimarka iu dorëzua një çiklisti gjerman, pa u regjistruar asnjë e shtënë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tërhiqen Forcat Amerikane nga Vendet e Europës Lindore: "Kemi Përparësi të Tjera"!

Latest from Info