Zbulime nga Pilotë të Marinës Amerikane

/

Zbulime të reja nga pilotët e marinës amerikane na thonë se : “Ne jemi duke u vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme. Nuk na janë ndarë prej vitesh, si dhe nuk ndalin prej vitesh”.

Zbulime bërë nga pilotët e marinës amerikane lidhen me fenomene ajrore të pashpjegueshme (UAP), siç quhen tani më UFOt (që njihnim dikur, apo Objektet e Huaja të Paidentifikuara).

Në një intervistë të dhënë nga njëri prej tyre për Joe Rogan, piloti iu referua me detaje fenomeneve të pashpjegueshme që ata shihnin pothuajse çdo ditë, gjatë fluturimeve stërvitore, fluturime që bëheshin me avionë luftarakë F/A-19E/F.

Sipas pilotit Ryan Graves, këto “objekte” ishin në formë kubi dhe gjendeshin brenda sferash transparente, që fluturonin në një mënyrë të tillë, sa sfidonin edhe ligjet e fizikës.

Objekte të tilla ishin të dukshme si për ushtritë amerikane perëndimore, po ashtu edhe për atë lindore.

Ka jetë përtej planetit Tokë? Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve besojnë se po, ka jetë përtej planetit dhe se është teknologjikisht shumë më përpara se njeriu i planetit Tokë.

Këto informacione nuk e di sesa rastësisht dalin, por sido që të jetë, e bëjnë njeriun të ndihet i vogël dhe i dobët, përballë një galaksie që paska edhe objekte që thyejnë ligjet e fizikës. Kështu që na mbetet t’i themi njerëzimit dhe vetes, të besojmë krejt të kundërtën dhe të dimë që njeriu është krijesa më komplekse dhe më e përsosur, krijesë Perëndie.

Por padyshim është domosdoshmëri informacioni që mbart edhe dije, përkrah mëmës dije, sepse kështu njeriu ndihet dhe mund të bëhet i pushtetshëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dita e Hënë Fitoi Çmimin "Guinness" - Për Çfarë?!

Next Story

15 Mars 2020 - Shkrim nga "Burgu" i Virusit

Latest from Info