Mamdani mblodhi 60.2% të votave, duke imponuar kështu vullnetin e të ashtuquajturit krah “progresiv” që tani ka karakteristikat e së majtës ekstreme socialiste.
Një reper mysliman, 34-vjeçari Zohran Mamdani, u zgjodh kryetar bashkie i New York-ut dhe zgjedhja e tij e çon Partinë Demokratike në prag të një skizme të madhe.
Zohran Mamdani, doli kryetar bashkie nga vullneti i të ashtuquajturit krah “progresiv”, atij krahu që imponoi axhendën “woke” të Partisë Demokratike, kryesisht nga të rinj, nga të papunë, nga klasa të ulta dhe kryesisht emigrantë, kundër klasës kapitaliste.
New York-u në buzë të greminës financiare! Në prag të kaosit civil dhe mungesës së rendit. Në fillimin e një shkatërrimi total qeverisës. Në bumin e ilegalitetit migrator.
New York-u gjithmonë ka votuar për Demokratët dhe në fakt në një përqindje prej afro 70%, kështu që fitorja e Mamdanit nuk i shton asgjë forcës së tyre.
Problemi tani është se kjo fitore tregon se ka një mutacion brenda Partisë Demokratike, që nuk do të pëlqehet aspak nga një pjesë e madhe e votuesve të saj që janë amerikanë “mjaft” konservatorë dhe do të çojë në skizmë dhe dobësim të Partisë Demokratike në New York.
Kush mund ta tolerojë në New York një mysliman, apo më mirë një komunist mysliman?! Miliarderët demokratë? Kjo është “tepër” edhe për ta.
Është e sigurt se Presidenti Trump do ta përdorë zgjedhjen e Mamdanit si një armë pro tij, në të gjithë SHBA-të.
Në një kohë kur demokratët duken thellësisht të ndarë rreth mënyrës sesi të merren me Donald Trump, në mandatin e tij të dytë, po ndodh një fenomen që mund ta çojë Partinë Demokratike në shkatërrim total, apo drejt një përçarje të pashmangshme.
Vërehet se ky “radikalizim” që po ndodh në Partinë Demokratike, me elementë emigrantë, të së majtës ekstreme, do të sigurojë pushtet të gjatë për republikanët në presidencën e Shteteve të Bashkuara.
Mamdani, djalë emigrantësh nga Azia Jugore, ka avokuar për masa radikale të tilla si, implementimin e transportit publik falas, sigurimin e kujdesit universal për fëmijët dhe ngrirjen e qirave për banesat me qira, si dhe rritje të ndjeshme të taksave ndaj shtresave të pasura.
Shkurt, ai bën thirrje për zbatimin e politikave komuniste në djepin e kapitalizmit, në New York.
Në thelb, ai mundi demokratët e tjerë, të cilët, megjithatë, përfaqësojnë SHBA-në kapitaliste.
Donald Trump kishte ndërhyrë në prag të zgjedhjeve, duke e quajtur Mamdani komunist dhe duke paralajmëruar se ai do të sillte fatkeqësi në New York, duke u bërë thirrje mbështetësve të kandidatit republikan Curtis Sliwa të mbështesnin Cuomo-n për të parandaluar fitoren e socialistit demokrat.

Por, nuk kishte dyshim se demokratët do të fitonin në New York, siç bëjnë gjithmonë, edhe pse me më pak përqindje kësaj here.
Kryebashkiaku i parë mysliman i NY, i pari nga Azia Jugore që do të mbante këtë detyrë dhe një nga kryebashkiakët më të rinj në historinë e qytetit.
Ngritja e tij politike ishte e shpejtë, e beftë dhe e organizuar, mesa duket, pasi nga një anëtar tre-mandatësh i Asamblesë së Shtetit të New York-ut, në qendër të politikës kombëtare, vetëm në një vit arriti sot në krye. I vetëm? Sigurisht që jo!
Fitorja e tij forcon më tej të majtën ekstreme brenda Partisë Demokratike dhe do të ndikojë në strategjinë e partisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në realitet, rezultati ishte siç pritej dhe nuk paraqet ndonjë problem për pushtetin politik të Trump, përkundrazi ndihmon maksimalisht atë dhe republikanët.
Problemi për qytetin më të madh të botës Perëndimore është zhvendosja e demokratëve në të majtën ekstreme, me një kryebashkiak thuajse komunist.
Vlen të përmendet se New York-u dhe Londra konsiderohen dhe janë vatra të kapitalizmit në mbarë botën. Por që të bjerë e majta, ndoshta duhet të kërcënohen për pak kohë nga komunizmi dhe radikalizmi.
Çdo e keqe, vjen për mirë!
Të dy qytetet aktualisht kanë kryetarë bashkie myslimanë, me pikëpamje të krahut të majtë ekstrem.
Sigurisht, zgjedhjet e tyre tregojnë edhe diçka tjetër: Se përbërja e popullsisë së tyre ka ndryshuar në një masë të tillë sa ato nuk mund të karakterizohen më si qytete anglo-saksone.

