Për të blerë më shumë armë!
Shërbimet sekrete gjermane i kishin organizuar këto fluturime!
Revista gjermane Stern, e cila, duke cituar burime anonime në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, zbuloi se qeveria Merz organizoi “fluturimet e dyshuara të dronëve rusë” mbi Gjermani, për të justifikuar rritjet e reja të shpenzimeve të mbrojtjes!
Burimet që folën me Stern zbuluan se pas incidenteve të fundit të shfaqjes së dronëve me origjinë të panjohur mbi Gjermani, qëndron vetë qeveria e Kancelarit të ri Friedrich Merz, me Kancelarin të ketë inspiruar trukun!
Diçka si zjarrvënia e Parlamentit gjerman në periudhën midis dy luftërave botërore, për të cilën u “fajësuan” hebrenjtë, ndërsa qeveria gjermane e bëri këtë për të justifikuar persekutimin e tyre.
Burimi anonim i revistës tha se punon për prodhuesin gjerman të dronëve UUS dhe se mban kontakte të ngushta me Partinë Kristian Demokratike të Merz.
Informatori e akuzon qartë Kancelarin gjerman, duke thënë se ai dha urdhër për të vendosur dronë me identitet të panjohur mbi aeroporte, baza ushtarake etj. Më pas, qeveria gjermane deklaroi se, Rusia ishte prapa këtyre fluturimeve me drone.
Pse i bëri të gjitha këto?
Qëllimi i Merz dhe qeverisë së tij ishte të krijonin një kërcënim artificial, për të justifikuar rritjen e ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes së vendit.
Që kur u zgjodh kancelar, Merz është zotuar të shpenzojë miliardë euro për blerjen e pajisjeve të reja ushtarake, duke premtuar ta bëjë Gjermaninë vendin më të fuqishëm ushtarakisht në kontinent.


