Trump – al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë – Heqja e e Sanksioneve Ndaj Sirisë

/

Uashingtoni heq shumicën e sanksioneve kundër Sirisë pas takimit të Donald Trump me Ahmed Al-Sharaa, duke shënuar një ndryshim historik në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Një takim historik u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump priti Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Qeveria amerikane njoftoi heqjen e plotë të sanksioneve kundër Sirisë, me përjashtim të atyre që lidhen me bashkëpunimin e Damaskut me Rusinë dhe Iranin.

Vizita e Ahmed al-Sharaa ishte diskrete, pa ceremonitë zyrtare që zakonisht shoqërojnë udhëheqësit e vendeve të huaja, por shënoi daljen e Sirisë nga dekadat e izolimit ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, sanksionet e Aktit të Çezarit janë pezulluar, duke lejuar importimin e mallrave thelbësore, software-ve dhe teknologjisë për në dhe nga Siria, pa një licencë të veçantë. Mbahen në fuqi vetëm kufizimet që kanë të bëjnë me shkelësit e të drejtave të njeriut, trafikantët e drogës dhe individët e lidhur me regjimin e Assad-it.

Donald Trump tha se ka pasur “përparim të madh në Siri” dhe e përshkroi al-Sharaa si një “udhëheqës të ashpër, por efektiv”. Nga ana e tij, al-Sharaa shprehu dëshirën e tij për “një Siri të lirë nga lufta, ekstremizmi dhe terrorizmi”, duke shtuar se ai kërkon të jetë një aleat i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti 43-vjeçar sirian mori pushtetin pas rënies së regjimit të Aasad-it dhe që atëherë e ka afruar vendin e tij me SHBA-të, Turqinë dhe shtetet e Gjirit. Uashingtoni, sipas burimeve diplomatike, tashmë po ndërmjetëson një marrëveshje të mundshme sigurie Siri-Izrael dhe po shqyrton krijimin e një pranie ushtarake amerikane në Damask.

Në të njëjtën kohë, Siria pritet të bashkohet me një koalicion të ri të udhëhequr nga SHBA-të, kundër ISIS-it, ndërsa tashmë ka nisur një fushatë për të çmontuar qelizat e Shtetit Islamik brenda vendit.

Transformimi i al-Sharaa-s konsiderohet mbresëlënës. Nga një ish luftëtar i lidhur me Al-Qaeda, është transformuar në një udhëheqës që promovon bashkëpunimin me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kohët e fundit hoqën të gjitha sanksionet kundër tij, duke hapur rrugën për njohjen ndërkombëtare të regjimit të ri.

Heqja e sanksioneve pritet të lejojë rrjedhën e investimeve dhe ndihmës humanitare në një vend të shkatërruar nga 14 vite luftë. Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i Sirisë do të kërkojë mbi 200 miliardë dollarë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Belgjikë: Themelohet Partia e Re e Djathtë me Emrin TRUMP!

Next Story

Infeksion i Rrallë Bakterial Godet Forcat Ukrainase të Bllokuara në Pokrovsk & Mirnograd

Latest from Info