Mbreti Martir, Shën Edmundi (20 Nëntor)

/

I lindur në vitin 841 në Anglinë Lindore, Mbreti i ri Edmund u rrit me frymën e krishterë dhe me dashurinë për çdo njeri.

Në moshën vetëm 14-vjeçare ai u ngjit në fron; i ri në moshë, por i pjekur në besim, e udhëhoqi mbretërinë e tij duke sjellë paqe dhe mirëqenie.

Rreth vitit 869, Ushtria e Madhe Veriore, e udhëhequr nga vikingu Ingvar, nisi fushatën për pushtimin dhe nënshtrimin e mbretërisë së Edmundit. Pavarësisht përpjekjeve të tij dhe vendosmërisë për të mbrojtur pavarësinë e vendit, ai u përball në betejë me forcat vikinge, ku u mund dhe u mor peng.

I vendosur në besimin e tij, Edmundi refuzoi të hiqte dorë nga Krishti apo të sundonte si vasal i Ingvarit, edhe pse e dinte se ky qëndrim do t’i kushtonte jetën.

Ai u martirizua me egërsi: u qëllua me shigjeta në të gjithë trupin dhe në fund iu pre koka. Vdekja e tij ndodhi në Hellesden të Suffolkut, në Angli, dhe trupi i tij u varros në një kishëz aty pranë.

(Bashkëautor K.L.)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukraina Ka Goditur për Herë të Parë me Raketa Amerikane ATACMS, Thellë Brenda Territorit Rus!

Next Story

Gjysma e Popullsisë në Perëndim Beson se nuk Jeton më në Demokraci, por Sundohet nga Një Oligarki

Latest from Info