Kriptovalutat po shkatërrohen qëllimisht.
Është një fjali që i thotë të gjitha: “Europa sapo ka vendosur t’i japë fund lirisë ekonomike dhe askush nuk po e vë re, ose nuk po interesohet”.
Emisioni i ri “The Pulse” përmbledh atë që është përgatitur për shumë vite në prapaskenë dhe që tani po mishërohet në një rrjet ligjesh dhe rregulloresh të BE-së.
BE-ja nuk po krijon vetëm një monedhë dixhitale (Euro Dixhitale), as vetëm një sistem Identiteti Dixhital, as vetëm një rregullore kundër pastrimit të parave, por paralelisht nuk po lufton as ekonominë e zezë.
BE-ja po krijon një model totalitar të pahasur më parë, model të kontrollit social dixhital, i cili eliminon rrënjësisht paratë ‘cash’, transaksionet autonome anonime dhe kriptovalutat.
Viti 2027 është viti i “The Great Reset” të ekonomisë dhe shoqërisë, viti i “Tranzicionit të Madh” nga ekonomia e vjetër e lirë, në ekonominë dixhitale, totalitare.
Nga janari i vitit 2027, disa rregullore do të hyjnë në fuqi njëkohësisht në Europë, të cilat do të kenë të njëjtin qëllim:
– Transaksionet (shit-blerjet) dhe pagesat me para ‘cash’ që tejkalojnë 10,000 euro do të ndalohen dhe do të bëhen të paligjshme.
– Portofolet anonime do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga Portofolet Dixhitale të integruara në “telefonat inteligjentë”.
– Çdo transaksion kriptomonedhash që tejkalon vlerën 1,000 euro do të kërkojë licencë nga qeveria.
– Bankat, tregtarët, qytetarët (blerësit/shitësit), të gjithë do të bashkohen me një rrjet të detyrueshëm të Identifikimit Dixhital.
Ndërsa Euro Dixhitale do të vijë në vitin 2029, me një buxhet prej disa miliarda eurosh, kredi të kufizuara për person dhe gjurmueshmëri të plotë të gjithçkaje.
Këto nuk janë plane të fantazisë, as rekomandime të përgjithshme dhe të paqarta, as dokumente nga ndonjë grup ekspertësh, janë Ligje Zyrtare të BE-së. Vendime që do të ndikojë drejtpërdrejt dhe rrënjësisht 340 milionë njerëz, banorë të Eurozonës.

Lufta kundër parave të zeza është një mashtrim. Qëllimi i vërtetë I BE-së është mbikëqyrja e plotë.
BE-ja ka argumentuar për vite me radhë se transaksionet e mëdha me para në dorë “nga natyra e tyre i shpëtojnë kontrollit shtetëror dhe institucional”. Pikërisht kjo është çështja: kontrolli. Edhe pse Europa po dështon në kapjen e kriminelëve të vërtetë, në të ardhmen e afërt kushdo që blen një makinë të përdorur me para në dorë, ose transferon kriptomonedhë anonime Bitcoin, do të konsiderohet kriminel potencial.
Ndërsa krimi i vërtetë kibernetik po rritet në hapësirën elektronike, Brukseli është i përqendruar në regjistrimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e plotë të popujve dhe kombeve europiane.
Kriptomonedhat po dobësohen dhe shkatërrohen qëllimshëm.
Premtimi i supozuar i lirisë që ofronin kriptomonedhat, autonomia, decentralizimi, pavarësia nga çdo shtet, në thelb po eliminohet nga rregullorja MiCA e BE-së, që thotë se:
– Portofolet Dixhitale Anonime janë të ndaluara.
– Shkëmbimet e Kriptomonedhave janë të detyrueshme të verifikojnë Identitetin Dixhital të përdoruesve.
– Çdo transaksion përmes kanaleve të rregulluara, regjistrohet.
– Portofolet e pasigurta mund të përdoren vetëm me verifikim të detyrueshëm të Identitetit Dixhital.
Kriptomonedhat bëhen monedha dixhitale që ekzistojnë vetëm pas marrjes së një Licencë nga qeveria. E kundërta e arsyes pse u krijua Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera, dhe pse u bë atraktiv.
Euro Dixhitale do të funksionojë si një mjet kontrolli. Dokumentet zyrtare të publikuara tregojnë se:
Limiti i kreditit do të jetë vetëm deri në 3,000 euro;
* Analiza e transaksioneve do të bëhet mes ndërfaqeve teknike;
* Do të monitorohen shumat që tejkalojnë limitet;
* Do të jepet mbështetje tek ofruesit e portofoleve dixhitale që janë të miratuara dhe të akredituara nga qeveria;
Kur të gjitha transaksionet të jenë dixhitale dhe çdo transaksion të regjistrohet, privatësia e qytetarëve do të zhduket përgjithmonë dhe gjithçka do të kontrollohet.
Plani global – Europa luan rolin e Laboratorit Pilot
Emisioni “The Pulse” thekson: Ky zhvillim nuk është një qasje ekskluzivisht europiane. Në fakt është një sistem global identifikimi dixhital, i dakortësuar mes shteteve, i promovuar dhe i udhëhequr nga qeveritë, kompanitë e mëdha të teknologjisë (Big Tech) dhe institucioneve kryesore ndërkombëtare (si OKB, WEF, BE, etj.).
Europa është vetëm fillimi – “Toka Globale e Testimit”
Vietnami, Tailanda, Kanadaja dhe Australia kanë prezantuar tashmë variacione të ndryshme të ID-së dixhitale. Në Vietnam, dhjetëra miliona llogari (86 milionë) u bllokuan sepse qytetarët refuzuan të dorëzonin të dhënat e tyre biometrike dhe brenda pak ditësh, shumica e tyre iu nënshtruan shantazhit dhe kështu “iu bindën udhëzimeve nga lart”.
Pikërisht kjo dinamikë është format standart: çdo rezistencë nga qytetarët thyhet duke u bllokuar atyre aksesin në paratë dhe llogaritë bankare.
[Rezistenca që pritet të bëjnë qytetarët, është planifikuar të shtypet duke bllokuar llogaritë bankare. Siç bënë me kamionistët kanadezë në mes të pandemisë, por edhe në eksperimente të tjera sociale në vendet e varfra afrikane.]
Pandemia Covid si katalizator – Bindja si strategji qeveritare
Një deklaratë nga “The Pulse” është veçanërisht e ashpër, ajo thotë: Pandemia Covid ishte trampolina për “Rivendosjen e Madhe” dhe “Tranzicionin e Madh Dixhital” nga paratë ‘cash’ në ekonominë dixhitale.
Qeveritë kanë zbuluar sesa lehtë miliarda njerëz mund të binden, të nënshtrohen dhe të pranojnë rregullat që kanë nxjerrë. Pandemia ishte prova gjenerale para performancës kryesore zyrtare që po vjen. Tani vjen faza e dytë, faza kryesore e të gjithë Planit: Kontroll total dixhital në vend të kontrollit mjekësor.
Me çfarë kërcënimi përballen njerëzit tani?
BE-ja po krijon një sistem me detyrim i cili:
- Shfuqizon paratë ‘cash’;
- Kriminalizon transaksionet private;
- Kriptomonedhat rregullohen plotësisht nga qeveria;
- Lejon dominimin e monedhave dixhitale;
- Hiqet sekreti financiar, duke eliminuar privatësinë financiare;
- Integron Identitetet Dixhitale, portofolet, llogaritë dhe pagesat në një rrjet gjithëpërfshirës Kontrolli dhe Mbikëqyrjeje.
Rezultati është krijimi i një Kafazi Dixhital Financiar, me rregulla, kritere, baza të dhënash, algoritme dhe identitete dixhitale, nën mbikëqyrjen dhe udhëzimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).
Çfarë është e nevojshme të bëhet tani?
Artikulli përfundon me një thirrje të qartë:
* Krijoni Sisteme të Shkëmbimit të Mallrave Vendore;
* Krijoni Struktura të Decentralizuara;
* Mblidhni ar dhe argjendin fizik (por mos e mbani në kasafortat e bankave);
* Ndërgjegjësoni njerëzit për këtë që po ndodh;
* Rezistencë e drejtpërdrejtë masive ndaj ligjeve para se ato të zbatohen dhe të bëhen realitet.
Një gjë është e qartë dhe e sigurtë, nëse Europa shkatërrohet dhe bie në vitin 2027, duke u shndërruar në një Aushvic Dixhital, atëherë të gjitha shtetet, popujt dhe kombet e tjera të botës, së shpejti do të ndjekin shembullin e Kontinentit të Vjetër.


