Ai hapi zjarr edhe ndaj europianëve: “Europianët vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia”!
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me postimin e tij hapi zjarr ndaj Presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky dhe europianëve.
“Nuk ka mirënjohje për përpjekjet tona nga udhëheqja e Ukrainës”, shkroi, ndër të tjera, presidenti amerikan mjaft i zemëruar në Truth, duke vënë në dukje se Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
Në detaje, postimi i Trump:
“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një luftë e dhunshme dhe e tmerrshme që, me UDHËHEQJEN e fortë dhe korrekte të SHBA-ve dhe Ukrainës, NUK DO TË KISHTE NDODHUR KURRË.
Filloi shumë kohë para se unë të merrja detyrën në mandatin tim të dytë, gjatë administrimit të Bidenit të përgjumur dhe situata vetëm sa është përkeqësuar. Nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk do të ishin manipuluar dhe vjedhur, e vetmja gjë në të cilën demokratët e së majtës radikale janë të mirë, nuk do të kishte pasur luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk pati, as nuk u përmend fare, gjatë mandatit tim të parë një gjë e tillë”, tha Trump, duke vazhduar:

“Putini nuk do të kishte sulmuar kurrë! Vetëm kur pa Xhonë që flinte në veprim, tha: ‘Tani është shansi im!’ Pjesa tjetër është histori, dhe kështu vazhdon.
Trashëgova një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është e humbur për të gjithë, veçanërisht për miliona njerëz që humbën jetën pa shkak.
“Udhëheqja” ukrainase nuk ka shprehur mirënjohje për përpjekjet tona dhe Europa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.
SHBA-të vazhdojnë t’i shesin sasi të mëdha armësh NATO-s, për shpërndarje në Ukrainë (Biden-i i korruptuar i dha gjithçka, falas, falas, falas, përfshirë para “të mëdhe”). Zoti i bekoftë të gjitha jetët e humbura në këtë katastrofë njerëzore! President D.J.T.!”


