Netaniahu pretendoi se kishte marrë siguri nga SHBA-të, se “avantazhi” i Izraelit do të mbrohej lidhur me shitjen e F-35, raportoi një gazetë turke.
“Mohammed bin Salman nuk mori gjithçka që donte (nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump)”, tha Netaniahu, duke shtuar se ata do ta forconin më tej qëndrimin e tyre ndaj shitjes së F-35, nëse Turqia do të përfshihej.
Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu pretendoi se kishte marrë siguri nga qeveria amerikane se “avantazhi cilësor” i Tel Avivit do të ruhej në shitjen e F-35 Arabisë Saudite.
Në një intervistë në kanalin Telegram Abu Ali Express, Kryeministri Netaniahu foli për çështjet rajonale, në veçanti për shitjen e F-35 nga qeveria amerikan, tek Arabia Saudite.
“Mohammed bin Salman nuk mori gjithçka që donte.
Nuk na u kërkua para shitjes së F-35, por kur shitja përfundoi, u takova me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe u sigurova se Mohammed bin Salman nuk do të merrte gjithçka që donte (nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump)”, tha Netaniahu.
Netaniahu tha se ishte “optimist i kujdesshëm” për normalizimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, por argumentoi se ata nuk do të lejonin krijimin e një shteti palestinez.
Sipas shtypit, qeveria e Riadit e ka bërë krijimin e një shteti palestinez, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump miratoi marrëveshjen më 19 nëntor, e cila përfshin shitjen e F-35 dhe 300 tankeve kryesore të betejës për dorëzim në të ardhmen tek Arabia Saudite.
“Qëndrimi ynë për transferimin në Turqi do të jetë i ashpër!”
Netaniahu tha gjithashtu se nuk besonte se SHBA-të do t’i jepnin Turqisë avionë luftarakë F-35, duke pretenduar: “Edhe nëse do të ishte e mundur, e di që është një mundësi shumë e largët.”
Duke deklaruar se Arabia Saudite nuk është në konflikt me Izraelin, Netaniahu pretendoi se ata do ta ashpërsonin qëndrimin e tyre ndaj shitjes së avionëve F-35 nëse përfshihet Turqia.
Duke iu referuar negociatave të vazhdueshme për marrëveshjen e sigurisë me Sirinë, Netaniahu deklaroi: “Siria ka po aq interes, nëse jo më shumë, për të arritur një marrëveshje sigurie me ne, sa ka edhe Izraeli.”

