“Ata që bëjnë deklarata të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme”, theksoi Maria Zakharova.
Përgjigja e Moskës ndaj një zyrtari të lartë të NATO-s i cili foli për një “sulm parandalues” nga Aleanca kundër Rusisë ishte e menjëhershme dhe e rreptë.
Rusia njoftoi sot se deklaratat e një oficeri të lartë ushtarak të NATO-s se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-të mund të jetë duke shqyrtuar një “sulm parandalues”, janë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe përbëjnë një përpjekje që çon në përshkallëzim të luftës.
Admirali Giuseppe Cavo Dragone tha për Financial Times se NATO po shqyrton forcimin e përgjigjes së saj ndaj luftës hibride të Rusisë dhe tha se një “sulm parandalues” mund të konsiderohet një “veprim mbrojtës”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se deklaratat u perceptuan nga Moska si “një hap jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, që tregon gatishmërinë e aleancës për të vazhduar lëvizjen drejt përshkallëzimit”.
“Ne shohim në këtë deklaratë një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për të kapërcyer krizën ukrainase”, tha Zakharova.
“Ata që bëjnë deklarata të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë edhe për vetë anëtarët e aleancës.”

