Shtëpia e Bardhë: “Presidenti Trump Është Lodhur nga Takime për Hir të Takimit”!

/

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Europë, vetëm nëse ka një perspektivë për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje, duke thënë se është “i lodhur nga takimet për hir të takimit”.

“Presidenti është jashtëzakonisht i frustruar me të dyja palët e kësaj lufte dhe i lodhur nga takimet për hir të takimeve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një takimi informues me gazetarët.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump ka treguar tashmë se do të udhëtojë vetëm nëse sigurohet që ekipi i tij nuk “do të humbë kohën”.

Volodimir Zelenski dhe aleatët e tij kishin shpresuar ta sillnin atë në Europë për një samit emergjent, por vendimi i Uashingtonit tregon se prania e presidentit amerikan do të varet nga mundësia reale e arritjes së paqes.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Për Herë të Parë, Rusia Ka Nxjerrë Njëkohësisht, 8 Akullthyes me Energji Bërthamore në Arktik

Next Story

Trump Dëshiron që Italia, Hungaria, Polonia & Austria të Dalin nga BE-ja!

Latest from Info