Posta Kombëtare e Francës nën Sulm Kibernetik

/

Web site i La Poste, aplikacioni dhe shërbimet bankare stopuan operimin pas një incidenti DDoS, që ka shkaktuar shumë vonesa në dorëzimet postare drejt klientëve.

Tre ditë përpara Krishtlindjeve, La Poste tha të hënën se një inciden që pamundësonte aksesin në shërbimet elektronike, apo një DDoS, i ka bërë shërbimet online të paaksesueshme.

Mediat franceze raportojnë se klientët prisnin që të dërgonin apo të merrnin këto ditë pakot e dhuratave, pako shumica e të cilave janë kthyer tek dërguesi. Mbi 2 milion pako nuk mund të dorëzohen para Krishtlindjeve për shkak të incidentit.

Grupi i Shërbimit Bankar “La Banque Postale” tha mes medias sociale se incidenti ka dhënë efekte në aksesin e shërbimeve online dhe të aplikacionit të shërbimeve bankare. Pagesat me kartë krediti mund të bëheshin dhe bëhen ende vetëm nga zyrat postare ose nga ATM, por jo online.

Gjithashtu një virus që ndali operimin e sistemit u shfaq edhe në Banque Populaire dhe Caisse d’Epargne Banks, të hënën në mëngjes , për të cilin e deshën shumë orë për të risjellë në funksion sistemin.

Incidenti erdhi një javë pasi qeveria franceze ishte bërë target i një hakerimi kibernetik që dëmtoi dhe ndërhyu në Ministrinë e Brendshme të Francës, që është edhe përgjegjëse për sigurinë kombëtare.

Nga ministria u hakeruan të dhëna sensitive personash me rekorde kriminale dhe personash në kërkim. Mbi 70 milionë të dhëna kofidenciale nga dosje të policisë janë marrë dhe mbi 16,4 milionë francezëve u janë marrë të dhënat personale.

Duket që Franca të jetë tërësisht e paorganizuar dhe tejet e dobët në përballje me sulme kibernetike dhe sot, tejet e zbuluar, teksa miliona të dhëna janë në duar hakerash që askush nuk di se, si, ku, kur dhe nga kush mund të përdoren / keqpërdoren.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kështjella Misterioze që Lundron mbi Ujë (video)

Next Story

Kur Dita e Tokës Dikur Zgjaste Vetëm 19 Orë

Latest from Info