Dronë ukrainas godasin hotelin dhe kafenenë në Khorli, Kherson rus, me të paktën 24 civilë të vdekur dhe
50 persona të tjerë të plagosur.
Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson, gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Sa më sipër u deklarua nga Vladimir Saldo, guvernatori i provincës në anën e kontrolluar nga Rusia.

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Khorli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë.
Pala ukrainase nuk ka komentuar mbi sulmin, por nuk pritet të pranojë kryerjen e një akti të tillë kriminal.


