Donald Trump mes një postimi në Truth Social deklaroi se, pas një sulmi të koordinuar në Karakas, Forcat Amerikane Ushtarake kanë rrëmbyer diktatorin e Venezuelës dhe bashkëshorten e tij Cilis Flores dhe po i fluturojnë jashtë vendit, drejt SHBA-ve.

Mbrëmjen e djeshme SHBA-të kryen një operacion ushtarak që shënjestroi kryeqytetin e Venezuelës dhe zonat përreth. Forcat Delta deklaruan suskses të plotë të operacionit dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio shkroi në rrjetet sociale se Maduro nuk është më president i Venezuelës.
Nga ana e tij rregjimi i Maduros mes zv.presidentit ka akuzuar Amerikën, por pretendon se është akoma në pushtet, megjithëse nuk e dinë se ku është presidenti Maduro.
Kujtojmë se Forcat Delta që rrëmbyen Maduron janë të njëjtët që në vitin 2019 ekzekutuan liderin e ISIS brenda bunkerit të tij.


