Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë lë të hapur mundësinë e një pushtimi të territorit danez!
“Grenlanda po diskutohet midis Donald Trump dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve. Opsioni i parë është gjithmonë diplomacia, siç ishte rasti me Venezuelën”, theksoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, në një konferencë për shtyp.
Pra, nëse Grenlanda dhe Danimarka këmbëngulin në refuzimin e tyre, do të pasojë ndërhyrja ushtarake!
Në të njëjtën kohë, kur u pyet për përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake në Grenlandë, ajo theksoi se Donald Trump po i mban të gjitha opsionet të hapura, “por diplomacia është gjithmonë opsioni i parë”.
“Çështja e Grenlandës është një çështje sigurie kombëtare, ajo ka ekzistuar për shumë vite dhe shqetëson SHBA-të, pasi ato duan të kufizojnë ndikimin rus dhe kinez në rajon”, shtoi Levitt.


