Kush Janë Iluminati & Sa prej Tyre janë Grupi Bilderberg?

/

Iluminati u themelua nga profesori Adam Weishaupt në Bavari më 1 maj 1776. Weishaupt, duke u përplasur me pushtetin e kishës katolike konservatore dhe monarkisë bavareze, u përpoq të linte mënjanë fenë, në favor të një forme të re “ndriçimi” përmes arsyes. I frymëzuar nga përhapja e Iluminizmit në të gjithë Europën, ai u mbështet gjithashtu nga idetë e shprehura nga jezuitët (ishte një ish anëtar), Misteret e Shtatë Dijetarëve të Memfisit, Kabala dhe Masonët. Rekrutoi shumë nga grupi i fundit, duke u infiltruar në shtëpiza masonike, në përpjekjen e tij për të rekrutuar disa nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në Europë.

Anëtarët e Iluminatit bavarez, të cilësuar dhe quajtur si “perfektibilistë”, u ndanë në tre nivele të fuqisë në rritje dhe tërhoqën elitat shoqërore, duke përfshirë fisnikët si ish masonë të lirë, Baron von Knigge dhe shkrimtari Johann Wolfgang von Goethe. I gjithë komunikimi bëhej në shifra dhe anëtarëve iu dhanë pseudonime klasike (për shembull, Weishaupt ishte Spartacus).

Organizata lulëzoi përpara se të shkatërrohej nga Karl Theodor i Bavarisë, i cili nxori një dekret duke e bërë anëtarësimin në Iluminat të dënueshëm me vdekje në 1787. Pavarësisht dekretit, Iluminati filloi aktivitetin klandestin dhe prej shumë kohësh, dekadash ky grup targetohet për gjithçka të rëndësiishme ka ndodhur dhe ndodh, që nga Revolucioni Francez, deri te vrasja e J.F. Kennedy dhe deri më sot.

***

“Illuminati, një organizatë misterioze ndërkombëtare e përbërë nga elitat më të larta politike dhe sociale të botës, kontrollon funksionimin e të gjithë botës në prapaskenë.” Kjo është teoria më e famshme në botë për Rendin e Ri Botëror.

Iluminati operon në fusha të ndryshme si politika globale, çështjet ushtarake, financat dhe MasMediat, si dhe kontrollojnë proçesin e zhvillimit historik të të gjithë botës.

Qëllimi përfundimtar është krijimi i një Rendi të Ri Botëror. Askush nuk mund ta vërtetojë absolutisht ndoshta, por askush nuk e kundërshton, për rrjedhojë logjike, por edhe për arsye faktike.

Në filmin e vitit 2009, botimi “Engjëjt dhe Demonët”, bazuar në ‘bestseller’-in me të njëjtin emër të Dan Brown, të luajtur nga Tom Hanks (aspak rastësore përzgjedhja e tij), u kujtua historia e Iluminatit, të cilët supozohet se e kanë origjinën në Europë gjatë Epokës së Iluminizmit. Pjesë të Iluminatit ishin fizikantë, matematicienë dhe astronomë që vunë në dyshim “mësimet e gabuara” të autoritetit të Selisë së Shenjtë dhe iu përkushtuan fushës shkencore të kërkimit të së vërtetës.

Përfundimisht, Iluminati u detyrua të bëhej një organizatë klandestine dhe kanë vazhduar të rekrutojnë anëtarë për qindra vjet deri më sot. Tek “Engjëjt dhe Demonët”, faktet historike prej disave u quajtën të diskutueshme, por pa dhënë asnjë arsyetim, pasi një seri emrash, personazhesh, ngjarjesh janë të dokumentuara.

Teoria e Rendit të Ri Botëror, që qëllimshëm quhet konspirative, teksa është thjesht një teori simbioze faktesh dhe hipotesazh që burojnë prej serisë së fakteve, ka qarkulluar për një kohë të gjatë dhe është plot me teori misterioze që bindin shumë njerëz me dhe për gjendjen aktuale të botës.

Iluminati, të cilët mbrojnë vendosjen e një Rendi të Ri Botëror përmes planifikimit të një sërë ngjarjesh politike dhe financiare (cunami financiar i 2007-2008 thuhet se ishte planifikuar nga Iluminati), përpiqen të ndikojnë në rrjedhën e historisë botërore dhe në fund të krijojë një qeveri botërore autoritare.

Mbështetësit e teorisë së Rendit të Ri Botëror besojnë se edhe qeveria e fuqishme e SHBAsë tani, është vetëm një qeveri kukull, ndërkohë që një tjetër “qeveri në hije”, e përbërë nga pak njerëz, merr vendime që do të ndryshojnë fatin e planetit.

Ju mund të mendoni se të gjitha sa më sipër janë vetëm teori të kripura, po nuk është kështu, teoria mbart brenda vetes të vërteta të mëdha dhe të pamohueshme. Sipas një sondazhi të vitit 2013 të kryer nga Fondacioni i Sondazheve të Politikave Publike, 58% e votuesve amerikanë besojnë se Rendi i Ri Botëror po zbatohet në të vërtetë.

Kolumnistja Martha Gill shkroi në “The Guardian” mbi këtë temë, duke i përshkruar Iluminati si organizata më e qëndrueshme e teorisë së konspiracionit në historinë botërore.

“Teoritë e konspiracionit në lidhje me misionin e uljes në hënë të vitit 1969, vrasjen e Kenedit, sulmet e 11 shtatorit, etj., janë të gjitha të kufizuara në një kohë dhe vend të caktuar. Por teoritë konspirative që mbështesin ekzistencën e Iluminatit mund t’i lidhin ato. Çdo gjë rreth tyre lidhet, megjithatë, është e vështirë të vërtetohen”.

Megjithëse askush nuk mund të provojë ekzistencën e vërtetë të Iluminatit, me emra të përveçëm, në të vërtetë ekziston një “qeveri globale në hije” në botë, një kupolë e padukshme, por që ka një “fëmijë” të saj, të shfaqur, emri i së cilit është “Grupi Bilderberg”. Grupi Bilderberg mban një takim privat vjetor të klasit botëror dhe pjesëmarrësit përfshijnë elita nga të gjitha sferat e shoqërisë, qeveri, biznese, Media, shkenca dhe teknologjia.

E njohur si “Konferenca më misterioze e botës”, Grupi Bilderberg fton çdo vit figura të ndryshme të njohura politike dhe ekonomike që të marrin pjesë në takimet e tij. Çuditërish vërehet ndër dekada fenomeni që njerëz që janë ftuar në këto takime menjëherë më pas janë pozicionuar në një pozicion të rëndësishëm qeveritar, në vendin e tyre. Rastësi vallë? Kurrësesi! Kjo nuk është bota e rastësive.

Princi Bernhard van Lippe-Biesterfeld (1911-2004) mbajti takimin e parë në 1954.

Meqenëse vendi i takimit ishte hoteli Bilderberg në Oosterbeek, ky emër u përdor si emër i grupit.

Ekzistenca e Grupit Bilderberg nuk është sekret, por përmbajtja e temave të diskutuara në Konferenca është absolutisht konfidenciale dhe mediat kryesore nuk mund të raportojnë për përmbajtjen e takimeve. Pse? Këtë përgjigje nuk ka për ta marrë askush, asnjëherë, ndaj natyrshëm mbi këtë fakt, të mosbërjes publike të tematikave që diskutohen, ngrihet hipoteza e vendimeve mistike mbi fatet e globit dhe qeverisjes së tij. Ja sesi bie menjëherë justifikimi mbi konspiracionin dhe shumatorja e fakteve, e veshur me hipotesa të arsyes, demaskojnë atë se konspiracioni vetë është Iluminati, Grupi Bilderberg dhe shoqëri të tjera sekrete të lidhur me ta.

Grupi Bilderberg lëshon një deklaratë për shtyp çdo vit për të prezantuar pjesëmarrësit e Konferencës dhe përmbledhjen e temave të diskutuara. Gjatë viteve, pjesëmarrësit kanë ardhur nga shumë vende, duke përfshirë Princin Philip të Edinburgut (1921-2021) të Familjes Mbretërore Britanike, Princin e Kurorës Charles, ish kryeministrat britanikë, Presidentin francez Macron, Kancelaren gjermane Merkel, ish presidentët e SHBAsë Bush dhe Clinton, madje edhe Bill Gates dhe gjigantët e tjerë të internetit. Ka pasur edhe italianë, siç raportohet vite më parë në gazeta italiane, si dhe grekë, qeveritarë dhe bankierë grekë.

Grupi Bilderberg është bërë natyrshëm shkak që publiku të interesohet për faktin që materiale nga këto takime nuk bëhen kurrë publike. Publiku e përshkruan Grupin Bilderberg si dëshmi të vërtetë të teorisë se, një numër shumë i vogël elitash kontrollojnë botën dhe pjesëmarrësit po planifikojnë një Rend të Ri Botëror.

Interneti tashmë është kthyer në një instrument dekonspirimi të shoqërive sekrete, pasi informacioni shpërndahet shpejt, në proporcion aritmetik dhe gjeometrik dhe e ka bërë tepër të vështirë për pakicën të kontrollojnë publikun, që informohet çdo ditë e më shumë. Ata që e epitetizojnë publikun si mbartës të teorive konspirative, në fakt janë duke u dekonspiruar.

Dhe në ditët e sotme teksa njerëzit janë “zgjuar” mes informacionit kanë ndikuar në politikë, madje edhe në zhvillimet politike, teksa ditëpasdite dekonspirojnë dhe vënë në pozita të vështira Iluminatin dhe shoqëritë sektrete. Rrjedhimisht, publiku ka hyrë në arenën reale politike nga komuniteti virtual dhe ndikimi i tij mund të ndryshojë drejtimin e vendimeve qeveritare.

Opinionet publike të botës reale mes kanaleve virtuale, prekin dhe detyrojnë pakicat të ndryshojnë ose përshtatin plane politike dhe strategjike, duke i devijuar ato nga forma fillestare. Që prej këtij momenti gabimet e Iluminatit dhe pakicës drejtuese, sidomos 3 vitet e fundit janë të panumërta dhe sjella e tyre, e pakicës sunduese, është nëse jo kaotike, e paqartë dhe tejet e ngutur, si të duan të arrijnë kohën e humbur.

Që tashmë jemi në një Rend të Ri dhe në një Qeverisje Globale na e ka vërtetuar Pandemia, Media dhe gjuha e përbashkët politike e të gjithë drejtuesve të qeverive, të cilët citojnë të njëjtat ide dhe fraza. Janë së bashku elitat.

Por, njëkohësisht, në këto momente po shfaqet hapur ajo se presioni që u ushtrohet nga zgjimi i publikut, u ka ndrydhur, tkurrur intelektin, bëjnë tashmë lëvizje të mefshta, u është zbehur kolori politik dhe shprehitë e kamuflazhit janë zhdukur, po shfaqin hapur anën totalitariste dhe ashpërsinë e diktatit për të vendosur me dhunë dhe me çdo kusht atë që kanë planifikuar për implementim.

Kanë përballë ndonjë palë kundërshtuese, përveçse publikut të paorganizuar? Duket se po, në të kundërt do të kishin implementuar shumë më shpejt planet e tyre. Ekziston një forcë tjetër, që mesa duket e kanë përballë.

Image
Takim i Grupit Bilderberg & anëtarë të Iluminati

Më poshtë në një skicë perimetroide shtrihet rrjeti Bilderberg në qeverisje dhe sipërmarrje.

bilderberg

Sipas atyre që kanë studiuar me themel ekzistencën e Iluminatit dhe organizatave të fshehta apo organizatave publike të vartura prej tij, synojnë vetëm një gjë, mes Elitave vendosjen e Rendit të Ri Botëror, me një Qeverisjeje Globale. Të gjithë anëtarët në këto organizata janë besnikë dhe vëllezër, larg besimit dhe pranë shkencës, teknologjisë, materies, ekzistenciales ilistike.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski Kërcënon BE me Valën Migratore - Ukrainasit po Braktisin Vendin

Next Story

Turqia i Dërgon Mesazh Lufte Greqisë mes Një Fotografie

Latest from Info