Protestat vazhdojnë dhe thirrja që po dëgjohet nga protestuesit është “Rroftë Mbreti”!
Janë eliminuar drejtues të regjimit, ushtarakë të lartë që u vranë në banesat e tyre, ose në automjetet e tyre me dronë. Më shumë se gjysma e lireshipit është eliminuar para 6 muajsh dhe nuk dihet sa kanë mbetur ende efektivë në forcat drejtuese ushtarake.
Ushtria dhe policia ka marrë urdhër të godasë mbi turmën, por edhe më shumë njerëz po dalin në rrugë për të protestuar në më shumë se 30 qytete dhe shumë policë janë kapur dhe çarmatosur nga turma.
Nga videot që qarkullojnë në media duket se profesionistë ndodhen mes turmave të protestuesve, persona që realizojnë veprime efektive kundër policisë.
Të gjitha dyqanet dhe tregjet janë mbyllur në Iran, gjithashtu bankat.
Qindra xhami janë shkatërruar, por që në fakt funksionojnë më shumë si baza ushtarake, sesa si objekte kulti.
Ndërkohë regjimi i Iranit po përgatitet të godasë Izraelin, pa dhënë më shumë informacione, ndërkohë që të martën pritet ndërhyrje militare nga Shtetet e Bashkuara. Izraeli ka kaluar në gjendje emergjence, në pritje për të reaguar kundrejt sulmit iranian që po përgatitet.
Situata në Iran është si kurrë më parë në dekadat e fundit dhe një gjë është e sigurtë, që regjimi po tronditet dhe duket se këto janë ditët e fundit të tij.


