Para disa orësh është regjistruar tërmet 5,2 ballë të shkallës Rihter në Iranin jugor, në zonën e një baze të madhe ushtarake.
Të shumtë janë ata që dyshojnë se tërmeti mund të jetë pasojë e një shpërthimi nëntokësor aksidental, apo të pakontrolluar nga iranianët, ose të një sabotazhi në bazën ushtarake nga “armiqtë” e Iranit.
Si më poshtë koordinatat e zonës së tërmetit:
2026-02-0105:11:20 UTC08:41:20
27.3985 N | 52.6496 E2,936 km në Jug-Perëndim të Mohr, Iran.
Zona ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik.
Asaluyeh (ose Assaluyeh) në Provincën Bushehr të Iranit është një zonë industriale dhe ushtarake kritike, shumë e fortifikuar në Gjirin Persik.
Ajo shërben si qendër tokësore për Zonën e Posaçme Ekonomike të Energjisë Pars (PSEEZ), duke përpunuar gaz nga fusha masive e Parsit Jugor. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ekonomike, zona mbrohet rreptësisht nga forcat ushtarake iraniane, konkretisht nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

