Zbulimi i skandalit të Jeffrey Epstein vazhdon përmes dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, duke zbuluar detaje të reja rreth kontakteve të tij me të famshëm të teknologjisë.
Sipas një email-i të dërguar nga vetë Epstein më 3 gusht 2015, duket se ai mori pjesë në një darkë në Los Angeles, në publik, ku morën pjesë emra të njohur në botën e teknologjisë. Vërehet se Epstein nuk ishte organizatori i eventit dhe darka nuk u zhvillua në ishullin e tij të famshëm.
Midis të ftuarve ishin:
Joi Ito: Drejtori i atëhershëm i MIT Media Lab, i cili shfaqet përballë Elon Musk në darkë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2019 pas zbulimeve se kishte marrë donacione sekrete nga Epstein për laboratorin MIT.
Peter Thiel: Investitori miliarder dhe bashkëthemeluesi i Palantir dhe PayPal, i cili sipas shënimeve të Epstein, ishte gjithashtu i pranishëm.
Reid Hoffman: Bashkëthemeluesi i LinkedIn, emri i të cilit shfaqet shpesh në dokumente dhe ka pranuar kontaktet me Epstein në lidhje me financimin e MIT, megjithëse ai ka shprehur publikisht keqardhje për këto takime.
Zbulimi i këtyre detajeve hedh dritë mbi një sfond të errët të kontakteve të Epstein me elitën e teknologjisë, duke treguar sesi mjedisi i Silicon Valley ishte i lidhur indirekt apo direkt me financierin kondravers.
Çfarë diskutuan vallë? Mendohet që dikutimet kanë konkluduar në udhëzime që kanë marrë nga Epstein për të aplikuar mes “perandorive” të tyre sipërmarrëse.

