Alarmi & Propaganda Fiasko me Çmimin e Naftës – Krahasimi 2022 Ukrainë / 2026 Iran

/

Të gjithë megafonët e propagandës, që ditën e parë të luftës filluan me panikun e rritjes së çmimit të naftës, me katastrofën ekonomike që e pret botën, me gabimin e madh të Amerikës dhe Izraelit që hynë në një luftë me kosto të lartë dhe me të tjera manipulime propagandistike, ngopën ekranet dhe portalet.

Dhe nuk jemi larg, vetëm 4 vite më parë, lufta e nxitur nga Amerika e demokratëve në Ukrainë, një luftë pa asnjë shkak real, pa asnjë rrezik faktik që Rusia të sulmonte Europën, por me të gjithë epërsinë e Amerikës së Biden dhe Europës së Ursula von der Leyen për të zgjeruar kufijnë e NATO-s në kufijtë me Rusinë, filloi dhe ende nuk ka përdunduar.

Me fillimin e luftës në shkurt 2022 çmimet e naftës ishin këto:

Këto ishin çmimet e naftës, në vitet që të majtët drejtonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si më poshtë çmimet e naftës gjatë vitit 2025, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, ulje drastike e çmimit:

Të dhëna të marra nga IndexMundi & US Energy Information Administration Data.

Gjatë vitit të parë të luftës në Ukrainë 2022, çmimet e naftës ishin edhe më të larta seç janë sot, me Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, atëherë të hapur.

Por propaganda atëherë nuk fliste për naftën, fliste për diktatorin Putin, për luftën e drejtë të Ukrainës, për vizitat në tunelet e Zelenskit, për shfaqjet dhe ekzibicionet e artistëve të Hollywood-it që vizitonin Kievin, deri edhe Rama me qeverinë shkoi në Kiev për vizitë.

Askush nuk fliste për naftën, epiqendra e propagandës ishite Putin, Rusia agresore dhe sesi do ta gjunjëzonin dhe do ta bënin pluhur dhe hi.

Nafta nuk solli ndonjë katastrofë në ekonomi edhe pse për 3 vite ishte me çmime shumë të larta, katastrofën e solli shkatërrimi i linjave së gazit natyror Nord Stream 2 dhe 3.

As edhe lufta që do të mbaronte për pak muaj nga NATO, që do ta shkrinte Moskën, nuk ndodhi. Jo vetëm nuk ndodhi, por lufta vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por ajo luftë nuk ndikon më, mesa duket, në çmimet e naftës.

Tani çmimet i ngreh Ngushtica e Hormuzit, që është mbyllur nga regjimi radikal islamik teokratik.

Propaganda flet nga mëngjesi në darkë për naftën, që nuk e ka kaluar çmimin e vitit 2022 dhe që ka vetëm 2 javë rritje çmimi, ndërkohë që për 2 vite, 2022-2023, çmimi i naftës ishte në qiell dhe në 2023 disi më e lirë, por sërish shumë e shtrenjtë.

Me ardhjen e Trump, 2025, nafta shkoi në 62 dollarë fuçia, edhe pse lufta në Ukrainë vazhdonte. Pse? Me këtë nuk merret askush!

Të gjithë sot merren në ekranet e propagandës me çmimin e naftës dhe me parashikimet e humbjes së madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit përpara një regjimi si ai i Iranit.

Të gjithë mezi presin dështimin e Trump-it përballë barbarëve të regjimit dhe ndjekin me mani dhe admirojnë potencën e raketave balistike të Iranit.

Askush nuk flet që Irani është thuajse sheshuar, që është pa flotë ajri dhe deti, që nuk ka më institucione dhe të tjera.

Por shifrat dhe faktet janë kokëforta, ndaj propaganda për njerëzit që mendojnë është një ushqim bajat që refuzohet dhe flaket në kosh dhe regjimi i Iranit konsiderohet diabolik dhe dashakeq.

Por na rezulton se duket të jenë më pak ata që mendojnë dhe refuzojnë propagandën.

Çmimi i naftës sot për fuçi varion nga 100-105 dollarë (kujdes me vlerën e konvertimit të vitit 2022, vlera e naftës sot, për fuçi do të ishte 94-99 dollarë).

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Irani në Mëngjes (23.03) me 6 Kushte për Armëpushim - Në Drekë me Mohim - Trump më Pas: "Do ta Bombardojmë Iranin me Gjithë Fuqinë"!

Latest from Info