Tre Anije Turke, Peshkojnë në Ujërat e Ishullit Mikono – Askush nuk Reagon!

Kaloi çdo cak dhe limit provokimi i Ankarasë, teksa orët e fundit tre anije turke peshkimi gjenden në ujërat e ishullit Mikonos, përkatësisht në plazhin ‘Agrari’.

Sipas të dhënash të marra nga “mykonoslive.tv”, marina e portit është në dijeni dhe ka informacion të plotë për orën e mbërritjes të anijeve të peshkimit, si dhe për faktin që ende ndodhen atje, në territor grek, ndërsa banorët e ishullit duket të jenë të indinjuar, teksa janë duke u vjedhur pasuri peshkimi nga deti i ishullit të tyre, ndërkohë që askush nuk reagon nga qeveria greke.

Një rast i ngjashëm u regjistrua edhe para 15 ditësh, kur anije turke peshkimi, disa në numër, ishin gjendur në det të hapur në ishullin Syros. Duket që turqit po zgjedhin me Greqinë një formë tjetër përshkallëzimi të përplasjes, duke përdorur anije civile në misione hajdutërish të pasurisë së detit grek, pranë brigjeve të ishujve të Republikës së Greqisë.

Duket se lufta, apo përplasja po i troket shtetit grek në potat detare, me një Sulltan përballë që duket të jetë i vendosur për t’i shkuar në fund çmendurisë për zjarr dhe flakë në Mesdhe dhe Ballkan!

Europa e Bashkuar veçse e tillë nuk duket të jetë më!

NATO nga ana tjetër është thjesht një strukturë burokrate, pagash të majme, një makineri që gëlltit fonde marramendëse, por aspak Aleancë Sigurie.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Politika Majtisto-Globaliste, Ankthi & Keqdrejtimi Ende Nxisin Narrativën Pandemike!

Next Story

Londër ‑ New York, 3,5 Orë - Revolucion në Aviacionin Civil, Aeroplani Supersonik i Shpejtësisë 2,2 Μach!

Latest from Opinione