“Linja e ashpër” e Teheranit, nën udhëheqjen e liderit të pashfaqur Mojtaba Khamenei, tani po bërtasin për armën përfundimtare. Bomba bërthamore nuk konsiderohet më një opsion, por e vetmja “arkë mbijetese” kundër një Trump-i që bombardon papushim.
Planeti mban frymën ndërsa Teherani lëshon paralajmërimin më të frikshëm në historinë e tij. Sipas agjencisë Tasnim, një burim ushtarak anonim, por tmerrësisht autoritar, zbuloi se të paktën 1,000,000 luftëtarë iranianë janë urdhëruar “të bëjnë sakrificën përfundimtare”. Është një ushtri fantazmë, e gatshme të shndërrojë shkretëtirat në varreza, duke pritur momentin kur çizmet amerikane do të shkelin në tokën e shenjtë të Persisë. Pushtimi tokësor nuk është më një skenar, është një premtim i përgjakshëm që fshihet në errësirë.
Bumerangu i terrorit dhe hakmarrja e linjave të ashpra në drejtimin e Iranit.
Sulmet amerikano-izraelite, edhe pse e kanë gjunjëzuar në shumë drejtime, duket se e kanë tërbuar Iranin për vdekje. Pavarësisht shfarosjes së udhëheqësve të lartë dhe shkatërrimit biblik të infrastrukturës, zemra e regjimit iranian ende rreh dhe rreh me urrejtje.
“Personat e vijës së ashpër” në Teheran, nën udhëheqjen e imagjinarit Mojtaba Khamenei, tani po bërtasin për armën përfundimtare. Teherani rifiton vetëbesimin nga rrënoja, duke mbajtur peng botën në Ngushticën e Hormuzit, ku ekonomia globale vështirësohet dhe ka pasoja me çdo kërcënim të Iranit.

Ndërsa Donald Trump bën show-n shpërqëndrues të komunikimit, duke folur për “biseda” me Iranin, si për t’i përçarë dhe për t’i bërë edhe me reaktivë dhe gjakncehtë në vendimarrje.
Sekretari i Shtetit, Abbas Araghchi, tallet publikisht, duke thënë se Presidenti Amerikan po “negocion me hijet e tij”. Por në fakt kjo është një formë komunikimi mes së cilës Trump po i tërheq pas narativës së tij të luftës.
Për Iranin, çdo fjalë për dialog nga Uashingtoni perceptohet si një pranim i humbjes. Megjithatë, në sfond, ndërmjetësit pakistanezë po japin ultimatume që mbajnë erë baruti. Irani ka vendosur pesë kushtet e veta “të përgjakshme”, duke e bërë të qartë se paqja do të ketë aromën e vet, ose nuk do të ketë fare paqe.
Komunikimet e presidentit amerikan nuk janë asgjë tjetër veçse taktikë për përgatitije dhe detajim të ndërhyrjes fundore.
Profesori Robert Pape paralajmëron me fjalë drithëruese: “Injoroni fjalët, shikoni veprimet”. Kontaktet diplomatike mund të jenë perdeja më e madhe e tymit në historinë e luftës. Ndërsa i dërguari special Steve Witkoff flet për “shenja marrëveshjeje”, mijëra parashutistë dhe marinarë amerikanë po marrin pozicione beteje në Gjirin Persik. Aeroplanmbajtëset nuk po lëvizin për paqe, po lëvizin për përballjen përfundimtare. Irani e di këtë dhe po përgatitet për një provë që do ta thyejë ekonominë globale, i vendosur të marrë gjithçka me vete drejt shkatërrimit, nëse është e nevojshme, me synimin që regjimi të mbijetojë.
Regjimi aktual nuk mund të mbijetojë, por cilat do të jenë pasojat për popullin iranian!


