Në shtëpi, në punë dhe kudo ndodhemi, jemi mes dhjetra rrjetesh që transmetojnë mes radiovalësh të padukshme, këto rrjete na përçojnë mjedisin ku ndodhemi dhe vetë trupin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe telefonat celularë, kompjuterat, aparaturat me Bluetooth të aktivizuar, si dhe pajisje të tjera të lidhura me to.
Çfarë pasojash mund të kemi për shëndetin? Kjo është një pyetje që e bëjmë të gjithë, rëndom. Por të gjithë mbetemi tek shtrimi i pyetjes dhe nuk shkojmë më tej.
Mund të mendoni që rrjetet Wi-Fi janë një fenomen i ri i kohëve moderne, por e vërteta është se janë të njohur prej dekadash, sepse janë një lloj rrezatimi, radioaktiviteti dhe kanë qënë subjekt i kërkimeve dhe analizave shkencore, për disa dekada, kryesisht të profesorit të shkencave onkologjike dhe radilogjike John Moulder, në “Medical College” të Wisconsin, në SHBA.
Çfarë kanë treguar studimet për rrezatimin e radiovalëve?
Në vitin 2013, Moulder theksoi se rrjetet Wi-Fi ndikojnë në shëndetin e njeriut. Ashtu si telefoni celular edhe përçuesit (router) Wi-Fi dërgojnë dhe marrin informacion duke përdorur radiovalë, që janë një formë e radiologjisë elektromagnetike.
Ky studim për rrezatimin ka filluar që në vitin 1950 dhe ekzistonte që atëherë shqetësimi nga rrezatimi i radarëve, kryesisht në ushtri. Sot jemi me një mini-radar të gjithë, në çdo hapësirë ku jetojmë dhe lëvizim, sepse kudo kemi një rrjet Wi-Fi.
Ky rrezatim mund të bëhet shkak në zhvillimin e masave tumoriale!
Kompanitë e prodhimit të pajisjeve elektronike investojnë çdo vit shuma të mëdha për të krijuar pajisje që ulin në maksimum rrezatimin dhe dobësojnë fushën elektromagnetike, e megjithatë rrezatimi ndikon padyshim shëndetin e njeriut.
Rrjeti Wi-Fi është më pak i rrezikshëm se telefoni celular, gjithësesi. Ndaj këshillohet që telefoni celular të mos mbahet gjatë mbi/në trup dhe na kërkohet që të ulim kohën e bisedave telefonike në celular.
Studimet e para që janë bërë në kafshë dhe në njerëz, lidhur me këtë lloj rrezatimi, kanë konkluduar në sëmundje të natyrës së neurozave, në masa tumoriale, por problemet më të mëdha hasen tek gratë në shtatzani dhe tek fëmijët.
Jemi brezi i parë i telefonisë celulare dhe i rrjeteve WiFi, ende gjendemi në një fushë kërkimi, thonë specialistët e fushës, e ardhmja ka shumë të panjohura për pasojat që mund të kenë këto rrjete mbi njeriun. Një gjë është e sigurtë, dëmtojnë dhe duhet të ulim orët e përdorimit të tyre dhe duhet të gjejmë forma më natyrale dhe më ekologjike argëtimi, angazhimi dhe aktiviteti gjatë orëve të lira të ditës.
Do të vijë shumë shpejt dita, që fëmijët duhet t’i largohen tabletit, celuloidit dhe do të duhet t’i kthehen librit, natyrës, sporteve, jetës sociale, larg kornizës së ekraneve të celularëve, kompjuterave, tabletave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Ndoshta do të kalojnë edhe në legjislacion.
Nëse sot dyshimet dhe shqetësimet janë ende më shumë ne teori, duhet të bëjmë praktike mospërdorimin e tyre, duke shmangur përdorimin pa kriter.
Ka ardhur koha që njerëzit të gjejnë kënaqësitë e jetës dhe të së përditshmes, atje ku i gjenin para viteve 1990.
Jetojmë në epokën e teknologjive të reja, por kjo nuk do të thotë që njeriu nuk është më human, por robot.
Mbani larg fëmijët nga rrjetet e radiovalëve dhe fushave elektromagnetike, këtë thonë sot specialistët e fushës.