Araghchi kërcënon me hakmarrje: “Do ta shohin fuqinë tonë”!
Të dielën në mbrëmje Universiteti i Teknologjisë Sharif, ose “MIT-i i Iranit”, pësoi dëme të rënda materiale pas një sulmi ajror izraelito-amerikan.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në një postim në X, theksoi se do të ketë hakmarrje për sulmin ndaj universitetit.
“Sulmuesit izraelito-amerikanë bombarduan Universitetin Teknik të Iranit. Ata do ta shohin fuqinë tonë”, theksoi ai.
“Kjo vjen pas sulmeve ndaj universiteteve të tjera. 1,400 vjet më parë, Profeti Muhamed (PBMT) tha se edhe nëse dija do të vendosej në Plejadat e largëta, iranianët do të ishin në gjendje ta mbartnin atë”, tha ai.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Universiteti i Teknologjisë Sharif konsiderohet si një nga universitetet më të shquara të Iranit, një qendër e madhe për shkencën, inxhinierinë dhe talentin më të mirë të vendit.
Ai mbështet platformën e Inteligjencës Artificiale të vendit, si dhe mijëra shërbime të tjera dixhitale.
Sharif University of Technology — Iran’s top engineering university — was hit by US–Israeli airstrikes.
— Clash Report (@clashreport) April 6, 2026
Damage: labs, buildings, mosque, and possibly a data center; nearby gas facility hit.
Iran says a bunker-buster bomb was used.
Sharif is often called “Iran’s MIT” — a core… pic.twitter.com/SNvui8eHIA
“Universiteti i Teknologjisë Sharif është një institucion shkencor i dedikuar përhapjes së dijes dhe kulturës, dhe është dëmtuar nga barbaria e armiqve të këtij vendi”, tha rektori i universitetit, Masoud Tehrani.
“Me vullnetin e Zotit, luftëtarët tanë të guximshëm në front do të japin përgjigjen e nevojshme, universitetin, institucionin e shkencës dhe kulturës, ne do ta rindërtojmë dhe me vullnetin e Zotit, do ta ngremë këtë vend në mënyrë që brezat e ardhshëm ta shohin atë të shfaqet si një fuqi e madhe shkencore në botë”, tha ai.
Nuk pati raportime për viktima.
Sipas Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, të paktën 30 universitete janë goditur që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.


