Paga Astronomike e Një Eurodeputeti. Punoni & Djersituni “Proletarë” Majtistë për Unionin Globalist!

1.500.000 Euro neto merr në dorë çdo eurodeputet në 5 vite të legjistlaturës!

Të ardhura marramendëse, duke mos bërë asnjë pune reale. Por nuk është vetëm paga ka edhe të tjera përfitime ky post, që dergjet në strukturën burokratike “BE”.

Përveç 2 zyrave që ka çdo eurodeputet një në Bruksel dhe një në Strasburg, për të cilat nuk paguan asgjë dhe i jepen nga BE ‘gratis’, eurodeputeti merr edhe 4.613 Euro çdo muaj për shpenzime të përgjithshme të zyrës që mban nga vendi ky vjen. Edhe këtë e paguan Brukseli, qytetarët e vendeve anëtare domethënë.

Kanë edhe një dhuratë të vogël siç na informon një gazetë greke “To Paron tis Kyriakis”: “Për Eurot e zyrës nga vendi ku vijnë, eurodeputetët nuk nevojitet të japin fatura, nuk u kërkohet llogari se ku dhe për çfarë i shpenzojnë… Kanë edhe disa bonus të tjerë: Për çdo ditë që gjenden prezent në Bruksel apo në Strasburg marrin edhe një dietë 320 Euro (në ditë)!”

– Sa?! 320 Euro në ditë? Pagën mujore të një arsimtari në Shqipëri! Apo gjysëmpagën e një punëtori të pakualifikuar në Itali!

Përsa i përket transportit ajror për në selitë e PE-së, biletat u paguhen dhe janë bileta ‘business class’, jo ekonomike. Kanë edhe të ardhura të tjera sigurisht, si për shembull: fonde për paga ndihmësish në Bruksel dhe në vendin e tyre. Dhe çdo europarlamentar fut në xhep, të pastra, 24.043 Euro në muaj!

Bruto një eurodeputet i kushton qytetarëve europianë më shumë se 40.000 Euro në muaj, domethënë rreth 2,5 milionë Euro në 5-vjeçar!

Proletarë majtisto-globalistë, punoni, djersituni dhe paguani globalizmin!

Kjo është struktura më burokratike dhe me koston më të lartë financiare në Europë dhe konkuron “denjësisht” shpenzimet marramendëse edhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (në New York dhe në Gjenevë).

Dhe qe se do të kishin mendimin dhe zërin e tyre për një Europë më të mirë, do t’i justifikonin deri diku eurodeputetët, por këta janë të gjithë “proletarë” të kancelares Kasner-Merkel, kartona të Europës së gjermanizuar. Por ja sekreti, ndaj dhe paguhen kaq shumë! Di mirë çfarë bën Madam Kacelarja “me karrocën në Super Merket”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Solipsizmi Satanik: Teoria më e Çuditshme Filozofike

Next Story

Orët e Dorës së 4 Udhëheqësve

Latest from Info