Orban Kalon në Opozitë!

/

Humbja e Orbanit tregohet nga rezultatet e para në zgjedhjet në Hungari.

Janë numëruara 54% e votave, me rezultatet si më poshtë:

Tisza 136; Fidesz-KDNP 56; Mi Hazánk Mozgalom 7;

Partia e Magyarit fiton 135 vende deri për momentin.

Partia e Orbanit ka 56 vende, ndërsa parlamenti hungarez ka gjithsej 199 vende.

“Faleminderit Hungari” është mesazhi i Magyarit, i cili përmendi se kishte akuza për manipulime.

Rezultatet e para në zgjedhjet parlamentare në Hungari tregojnë humbjen e kryeministrit aktual Viktor Orban.

Në të njëjtën kohë, partia Fidesz e Orbanit ka vetëm 56 vende, sipas të dhënave nga Europe Elects.

Në një postim në rrjetet sociale, Magyar shkroi se Viktor Orbán e uroi atë me telefon, ndërsa më herët në një postim tjetër kishte shkruar: “Faleminderit Hungari”.

Si mbahen zgjedhjet në Hungari!

Zgjedhjet parlamentare mbahen në Hungari çdo katër vjet.

106 nga 199 anëtarët e parlamentit zgjidhen në zona zgjedhore me një anëtar duke përdorur metodën e kolegjit zgjedhor të shumicës.

93 deputetët e mbetur zgjidhen nga një listë e vetme në një zonë zgjedhore “kombëtare”.

Në zgjedhjet e fundit në vitin 2022, partia Fidesz e Viktor Orbán fitoi 135 vende, duke ruajtur supershumicën e saj prej dy të tretash, duke i lejuar kryeministrit të vazhdojë të shtyjë përpara reformën kushtetuese.

Një sistem zgjedhor i ndryshëm ishte në përdorim para vitit 2010, kur Orbán dhe partia Fidesz u rikthyen për herë të parë në pushtet – Hungaria kishte 386 vende në parlament.

Viktor Orban është sot një prej figurave më dominante në politikën europiane, një nacionalist i djathtë që i dha spunton më vendimtare politikave ekonomike dhe sociale në Hungari, është ai që bëri Hungarinë vendin pa ilegalë, ekonomikisht nga më të zhvilluarit në Europë, është ai që para dy dekadash kuptoi shumë mirë kush ishte Soros dhe cilat ishin qëllimet e tij, ndaj dhe e shporri nga Hungaria, duke i ndaluar edhe hyrjen, përveç çdo aktiviteti.

Ka qenë një promotor në shumë politika dhe strategji zhvillimi me reforma tejet efikase për Hungarinë.

Sot hungarezët vendosën që pas 4 legjislaturash ta nxjerrin në opozitë.

Kryeministri që vjen është një figurë që do të duhet të provohet dhe padyshim që pas disa ditësh ka për të kaluar sprova të mëdha.

Sidoqoftë, Viktro Orban do të mbetet në historinë e Hungarisë, një histori të cilën e shkroi vetë dhe me shumë këmbëngulje dhe kthjelltësi në politikat e tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shenjat e Raketave Iraniane mbi Aeroplanin e Forcave Ajrore Amerikane, që Pavarësisht Goditjeve, Rezistoi!

Next Story

Burj Al Arab në Dubai Është Mbyllur, së Bashku me Dhjetëra të Tjerë!

Latest from Info