Më shumë se 400 hotele, të mëdha apo të vogla, në Emirate kanë pezulluar operacionet e tyre.
Hoteli ikonik Burj Al Arab në Dubai, i cili ka qenë një simbol i luksit në mbarë botën për vite me radhë, së bashku me dhjetëra të tjerë, është mbyllur, për shkak të konfliktit të SHBA-ve dhe Izraelit me Iranin.
Imazhi i Burj Al Arab thuhet se ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Stafi që u shërbente mysafirëve të pasur – nga shërbëtorët dhe shoferët deri te shefat e kuzhinës – është larguar, ndërsa trafiku dikur intensiv i makinave luksoze, si Bentley dhe Lamborghini, është zhdukur. Edhe pista e uljes së helikopterëve në çati mbetet bosh.
Sipas një raporti të Daily Mail, kur një gazetar u përpoq të vizitonte hotelin, ai u informua nga një roje sigurie se kompleksi kishte pezulluar plotësisht operacionet e tij.
Hoteli, së bashku me tre prona të tjera luksoze në pronësi të sheikut në pushtet të Dubait, është mbyllur përkohësisht. Vendimi i atribuohet punimeve të gjera të rinovimit që zgjatin rreth një vit. Megjithatë, siç thuhet, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tensioni në rajon kanë luajtur një rol vendimtar.
Më shumë se 400 hotele, të mëdha dhe të vogla, thuhet se kanë pezulluar operacionet e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi udhëheqja e tyre vendosi të ishte në aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, kundër Iranit, duke vlerësuar më shumë luftën kundër terrorizmit iranian, sesa humbjet e përkohshme financiare.


