Ultimatumi i Starmer për Trumpin mbi Iranin: “nuk do të ndryshoj mendje, nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”.
Nuk do të ndryshoj mendje, nuk do të përkulem, theksoi kryeministri britanik.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se nuk do të dorëzohet ndaj presionit që vendi të marrë pjesë në luftën me Iranin, duke theksuar se konflikti nuk i shërben interesave kombëtare të vendit.
Deklaratat e tij u bënë në Dhomën e Komunave, disa orë pas një interviste me Donald Trump, i cili tha se kushtet e marrëveshjes tregtare SHBA-Mbretëria e Bashkuar, e cila u përfundua vitin e kaluar, mund të modifikohen.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Starmer vuri në dukje se kishte marrë presion të konsiderueshëm për të ndjekur një kurs të ndryshëm politik, duke shtuar se zhvillimet e orëve të fundit e kishin forcuar këtë presion.
“Nuk do të ndryshoj mendje. Nuk do të përkulem. Nuk është në interesin tonë kombëtar të marrim pjesë në këtë luftë dhe ne nuk do ta bëjmë këtë. E di qëndrimin tim”, tha ai.
Kryeministri britanik përsëriti se qeveria këmbëngul në linjën e mospërfshirjes, duke theksuar se ky konflikt nuk është lufta e Britanisë.
Dhe me të drejtë, pasi me përfundimin e kësaj lufte Britania humbet çdo vit, interesa qindra miliardë nga tragtia e naftës, nga shipping, nga sigurimi i anijeve, transportit dhe të tjera. Britania po humbet një monopol në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik që do i kushtojë ekonomisë dhe financave të saj.
City of London, po kalon krizën më të madhe të 7 dekadave të fundit.


