Një hetim federal është duke u zhvilluar nga FBI për një seri vdekjesh dhe zhdukjesh të pashpjegueshme të shkencëtarëve të nivelit të lartë dhe ish zyrtarëve të Departamentit të Energjisë të SHBA-ve, sipas konfirmimit nga Drejtori i ri i agjencisë, Cass Patel.
Siç tha Patel, rastet që po shqyrtohen arrijnë në gati një duzinë rastesh dhe përfshijnë individë që, disa kishin qasje në programe kërkimore të ndjeshme ose të klasifikuara. Deri vonë, këto raste trajtoheshin pjesë-pjesë nga autoritete të ndryshme lokale, pa një hetim të vetëm qendror.
FBI tani po përpiqet të mbledhë dhe konsolidojë të gjitha provat e disponueshme, me qëllim që të shqyrtojë nëse ka modele të përbashkëta ose lidhje të mundshme midis incidenteve. Fokusi i hetimit është, ndër të tjera, çdo lidhje me qasjen në informacionin e klasifikuar, si dhe mundësia e përfshirjes së aktorëve të huaj.
Kreu i FBI-së vuri në dukje se gjetjet do të vlerësohen dhe do t’i paraqiten si qeverisë federale ashtu edhe publikut, duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e çështjes. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nëse dalin prova për aktivitet kriminal ose veprim të organizuar, agjencia do të vazhdojë me arrestime.
Sipas informacionit të deritanishëm, Presidenti Donald pati një takim ose informim të kohëve të fundit në lidhje me rastin, megjithatë, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së tij.
Rasti ka ngjallur interes të madh për publikun amerikan, kryesisht për shkak të natyrës së hetimeve që lidhen me programet sekrete të kërkimit dhe paqartësisë që ende e shoqëron atë.
***
Studiuesi i NASAs, Michael David Hick, ndër të vdekurit, ishte i angazhuar në një prej programeve më të rëndësishme të NASAs, Deep Space 1, vdekja e të cilit ka mbetur e konfirmuar, por pa shkaqe, teksa nuk i është bërë nekropsia, në vitin 2020.
Frank Maiwald është shkencëtari tjetër, përsëri i NASAs, pjesë e laboratorëve që angazhoheshin me hapësirën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm, deklarohet i vdekur, sërish pa shkaqe të përcaktuara, më 4 korrik 2024.
Shkencëtari Anthony Chaves ish punonjës i Los Alamos National Laboratory. Ditën e tij të fundit, portofoli, çelësat e banesës, kartat e kreditit dhe disa sende personale u gjendën të mbyllura në makinën e tij, që ishte parkuar jashtë banesës së tij. Misteri qëndron në faktin se policia pas hetimit nuk gjeti asnjë gjurmë dhune, apo ndonjë shenjë tjetër të dyshimtë.
Shkencëtarja Monica Reza është personi tjetër i zhdukur, më 22 qershor 2025, që punonte në laboratorin JPL, si bashkëpunëtore e jashtme, e financuar nga Air Force Research Laboratory. Një ditë doli me miq të saj në mal dhe u zhduk nga sytë e miqve të saj nga një distancë ndoshta as 30 metër.
Melissa Casias, më 26 qershor 2026, zhduket edhe kjo shkencëtare, anëtare e Komisionit Këshillimor të Ministrisë së Energjisë, shkencëtare e laboratorit Los Alamos. Shkoi në punë, doli prej saj dhe u zhduk pa lënë gjurmë.
Steven Garcia, zhduket më 28 gusht 2025, ishte konstruktor në Kansas City, që kishte nënshkruar një kontratë me Njësinë e Sigurisë Kombëtare, sektor në të cilin ishte specializuar dhe merrej me armët bërthamore. Atë ditë doli nga banesa e tij më këmbë, me pistoletën në xhep, por pa telefon dhe portofol dhe më nuk u kthye.
15 dhjetor 2025, Nuno Loureiro, ishte profesor fizike në universitetin MIT, drejtor i Qendrës Shkencore të Fuzionit të Plazmës, në MIT. U qëllua me armë në hyrje të banesës së tij.
Në të njëjtën ditë, 15 dhjetor 2025, u zhduk Jason Tomas, kimist-biolog i kompanisë Novartis, i specializuar në kërkimet kundër kancerit.
16 shkurt 2026, Carl Grillmair vritet në verandën e shtëpisë së tij. Punonte në Caltech/IPAC, shkencëtar i shquar, në rangun e të mësipërmve. U vra nga një person që sapo kishte dalë nga burgu, në shtëpinë e tij, në një zonë rezidenciale të mbrojtur, ku nuk hyn dot pa ID dhe me plot masa sigurie.
E çuditshme është se më 17 shkurt 2027, ish presidenti Obama kishte shkuar në një podcast, i ftuar për një intervistë dhe atje tha: “po, ekzistojnë jashtëtokësorët (UFO-t)…”. Për herë të parë në jetën e tij bën një deklaratë të tillë, një president.
Më 27 shkurt 2026, zhduket Willian “Neil” McCasland, 10 ditë pas deklaratës së Obama-s. Nuk është një njeri rastësor, ishte nëngjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-ve, përgjegjës i Programit të Forcave Ajtore Wright Patterson. Ishte ndër ata të përmendurit në e-mail-et e Wikileaks 2016, si këshilltar i Tom Delonge, që punonte lidhur me atë se, si do të duhej të bënin publik zbulimet mbi UFO-t për njerëzit. Iku nga shtëpia e tij në Albuquerque pa telefon, pa syze, kishte marrë me vete pistoletën, portofolin dhe një çantë të vogël. Çudi bën fakti, që bashkëshortja e tij, mes një farë buzëqeshjeje dhe serioziteti ka thënë ditën e dytë pas zhdukjes: “ndoshta e kanë marrë UFO-t”!
Kurse më 17 mars u gjend trupi i Jason Tomas, që e përmendëm më sipër, punonjës i Novartis, në një liqen. Dhe nga hetimi përjashtohet që vdekja të jetë shkaktuar nga një akt kriminal.

Mister mbetet fakti se kush i vret? Dhe pse?
Padyshim që këta ishin njerëz që dinin shumë dhe më shumë se kushdo, ndaj ndoshta disave që u intereson heshtja, janë gjeneratorë të akteve të zhdukjes së shkencëtarëve.
Mund që këta njerëz zhduken vetë, me vullnetin e tyre? Nuk përjashtohet asgjë. Ndoshta kur njeriu di më shumë sesa duhet, ndoshta edhe kur njeh fakte, që ne nuk i njohim, kjo gjendje gnostike i kalon në sjellje të tilla tenedence për t’u zhdukur.

