Apokalipsi – Prostituta e Madhe dhe Bisha

1 Edhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, edhe foli bashkë me mua, e më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e lavirës së madhe që ka ndenjur mbi shumë ujëra,

2 me të cilën kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.”

3 Edhe më çoi në frymë në një vend të shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie, që kishte shtatë krerë e dhjetë brirë.

4 Edhe gruaja ishte veshur me purpur e me të kuq të ndezur, edhe praruar me ar e me gurë të çmuar e me margaritarë, edhe kishte në dorën e saj një kupë të artë mbushur me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.

5 Edhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: Mister, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut.

6 Edhe pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i dëshmitarëve të Jisuit. Edhe kur e pashë atë, u çudita me çudi të madhe.

7 Edhe engjëlli më tha: “Pse u çudite? Unë do të të them ty misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka të shtatë krerët e të dhjetë brirët.

8 Bisha, që pe, ishte dhe nuk është, edhe do të dalë nga pafundësia, edhe do të shkojë në humbje; edhe do të çuditen ata që rrinë mbi dhe, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që kur është krijuar bota, kur të shohin bishën që ishte dhe nuk është, ndonëse është.

9 Këtu është mendja që ka dituri. Të shtatë krerët janë shtatë male, mbi të cilët rri gruaja.

10 Edhe janë shtatë mbretër; pesë ranë, edhe njëri është, edhe tjetri ende s’ka ardhur; edhe kur të vijë, pak kohë do të mbetet.

11 Edhe bisha që ishte e nuk është, edhe ky është i teti mbret, edhe është një nga të shtatët, edhe shkon në humbje.

12 Edhe të dhjetë brirët që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët ende s’kanë marrë mbretëri, por marrin pushtet si mbretër një orë bashkë me bishën.

13 Këta kanë një mendje, edhe do t’ia japin bishës fuqinë dhe pushtetin e tyre.

14 Këta do të luftojnë me Qengjin, dhe Qengji do t’i mundë ata, sepse është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; edhe ata që janë bashkë me të janë besnikë të thirrur e të zgjedhur.”

15 Edhe më thotë: “Ujërat që pe atje ku rri lavira, janë popuj dhe turma dhe kombe e gjuhë.

16 Edhe të dhjetë brirët që pe dhe bishën, këta do ta urrejnë lavirën dhe do ta bëjnë atë të shkretë dhe lakuriq, edhe do të hanë mishrat e saj, edhe atë do ta djegin në zjarr.

17 Sepse Perëndia dha në zemrat e tyre të bëjnë mendimin e tij, edhe të bëhen me një mendje, edhe mbretërinë e tyre t’ia japin bishës, deri sa të plotësohen fjalët e Perëndisë.

18 Edhe gruaja që pe është qyteti i madh që mbretëron mbi mbretërit e dheut.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska Ndalon Hyrjen në Rusi të 200 Amerikanëve

Next Story

Kërcënim i Hapur Postimi i Fundit i Hakerave Iranianë & Një Foto!

Latest from Info