Qëndrim i ashpër nga kryeredaktori Richard Horton: “Ne nuk bashkëpunojmë me një qeveri që ka sulmuar shkencëtarët”.
Refuzim për të bashkëpunuar me Senatin Amerikan.
Revista kryesore mjekësore “The Lancet” ka refuzuar të paraqesë prova në Senatin Amerikan mbi origjinën e pandemisë Covid-19.
Kryeredaktori i revistës Richard Horton, e ka bërë të qartë se Lancet nuk do të marrë pjesë në proces, duke hedhur poshtë kërkesën përkatëse të paraqitur nga një komision amerikan.
Kritika të ashpra ndaj qëndrimit politik të SHBA-ve.
Horton argumentoi se vendimi bazohet në kundërshtimin e revistës ndaj qëndrimit të qeverisë amerikane kundrejt shkencëtarëve.
“Ne nuk do të bashkëpunojmë me një administratë që ka sulmuar disa nga shkencëtarët më të rëndësishëm të kohës sonë”, tha ai, duke iu referuar Anthony Fauci, ndër të tjerë.
Fauci ishte shënjestruar publikisht nga Presidenti i atëhershëm dhe i tanishëm Donald Trump.
Hetimi në Wuhan dhe kërkesat për prova.
Kërkesa drejtuar Lancet është pjesë e hetimit që po kryen senatori Rand Paul mbi financimin e mundshëm për një laborator në Wuhan të Kinës.
U kërkuan të dhëna për periudhën 2018–2022, të tilla si E-mail-e, shënime dhe studime shkencore.
Origjina e Covid-19 mbetet subjekt i polemikave të forta.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumica e shkencëtarëve e konsiderojnë origjinën natyrore të virusit më të mundshme, ndërsa vlerësime të tjera nuk përjashtojnë një rrjedhje nga një laborator në Kinë.
Hulumtime në bllokim politik dhe shkencor!
Mohimi i Lancet nxjerr në pah hendekun midis komunitetit shkencor dhe institucioneve politike.
Pavarësisht nevojës për përgjigje të qarta, mungesa e besimit dhe tensionet politike vazhdojnë të pengojnë përparimin e hulumtimit.
Mosparaqitja e Lancet për të dëshmuar në komicionin e Senatit Amerikan lë shumë për të dyshuar dhe i vendos përballë përgjegjësisë së madhe që lidhet me shëndetin publik dhe me imponime që pasuan kundrejt shtetasve amerikanë.
Hetimi mbi çështjen e origjinës së Covid 19 do të trondisë themelet e OBSH-së, Departamentit të Shëndetit Publik në SHBA dhe shumë oragnizmave të tjerë, si dhe ish qeverinë e demokratëve në SHBA.


