Aleksis Tsipras Braktis #Syriza, Partinë që e Përdori për të Mashtruar & Varfëruar Grekët – Krijon Parti të Re

/

Partia e re e mashtruesit të kalibrit, Aleksis Tsipras, pa asnjë element politik, thellësisht injorant!

E njeriut që u premtoi grekëve se do të griste memorandumet e borxheve me BE-në dhe që nënshkroi memorandum tjetër pasi u bë kryeministër, edhe më fundosës për grekët dhe ekonominë.

Është ai që “Po”-në e popullit në referendum, e bëri “Jo”! Ku gjetiu ka ndodhur kjo?

Është po ky person që i kaloi bankat në Capital Control, ku grekët nuk mund të tërhiqnin më shumë se 60 apo 40 euro në ditë nga llogaritë e tyre, nga paratë e tyre.

Është ai që shfaqet në korrespodencat me e-mail të Epstein me Rothschild dhe të tjerë, si i përzgjedhuri i tyre.

Është ai që sot braktisi partinë Sytiza dhe po krijon një parti tjetër politike, sepse kështu duhet, për ata përtej kufirit, sepse kështu i duhet edhe Mitsotakis që të çahet e majta, sepse bëmat e këtij të fundit janë të pahasura më parë në politikën greke gjithashtu.

Përgatitja për formimin e partisë së re politike të Aleksis Tsipras po përparon me shpejtësi, me një bërthamë të ngushtë bashkëpunëtorësh që kanë marrë përsipër barrën e formimit organizativ.

“vijën e parë” të kësaj përpjekjeje është Giorgos Vassiliadis, i cili vepron si koordinator i ekipit që harton strategjinë dhe “drejton” proceset. Një askush në fakt, por një vasal i lindur.

Procesi i rishfaqjes së ish kryeministrit nuk është i kohëve të fundit, por kohët e fundit është regjistruar një përshpejtim i qartë aktiviteti, me intensifikimin e ndërhyrjeve publike dhe formësimin gradual të narrativës politike të kthimit të tij në arenën politike greke.

Nga “selia” në Amalias Avenue, proceset janë intensifikuar, ndërsa drejtuesit pranë projektit vlerësojnë se gatishmëria është e tillë që mund t’i përgjigjet edhe një skenari surprizë zgjedhor. Në këtë kontekst, Theoni Koufonikolakou thuhet se është e destinuar për një rol kyç në përfaqësimin komunikues të përpjekjes së re. Një personazh, pa person brenda saj.

Në të njëjtën kohë, lëvizshmëria nuk kufizohet vetëm në kryeqytet. Rrjetet mbështetëse tashmë po formohen në shumë rajone të vendit, me qëllim krijimin e bërthamave lokale që do ta mbështesin projektin në mënyrë organizative dhe politike.

Përpiqen shumë për të ringritur një parti, por nuk i kanë thënë popullit grek se kush i financon dhe sa po u kushton kjo iniciativë milionash?

“Grupi i të 8-ve”

Një rol kyç në zhvillimin e planit luan i ashtuquajturi “grupi i të 8-ve”, i cili ka ndërmarrë funksionimin dhe zhvillimin e përditshëm të mekanizmit. Nuk mund të ndodhë dot kurrë që në Greqi të mund të krijosh parti me një bërthamë prej 8 personash, kurrë!

Por me shumë miliona, padyshim që krijon edhe dy parti paralelisht.

Mesazh politik dhe pika të mprehta!

Në ndërhyrjet e tij të fundit, Aleksis Tsipras thekson si një çështje qendrore mungesën e “normalitetit” në sistemin politik, duke kritikuar ashpër qeverinë e Kyriakos Mitsotakis. Siç vëren ai, rritja e pabarazive dhe fenomenet e korrupsionit krijojnë një mjedis që, sipas tij, nuk mund të tolerohet pa një prani të fortë të opozitës.

Kërkon normalitet dikush që braktisi partinë e tij në formë anormale dhe pa shkak. Flet për korrupsion objekti dhe subjekti i bisedave të Epstein dhe bankieres Rothschild!

Politika duhet trajtuar nga qytetari / votuesi si një hapësirë pa toleranca. Kush gabon, largohet dhe nuk ka më kthim, nuk ka pse të tolerohet askush dhe jo më një politikan i dështuar!

Që një popull të ketë progres dhe mirëqënie, fillimisht duhet të ketë memorje. Popujt që harrojnë, janë skllevër.

Në përgjithësi, projekti duket se po kalon nga faza e përgatitjes në atë të pranisë aktive politike, me hapat e ardhshëm që konsiderohen thelbësorë për formësimin e peizazhit të ri politik. Tani më do e shohim Aleksin e bëmave greke, nga ekrani në ekran për të shpalosur “vizionin” e tij.

Aleksi është vetëm një plaçkë në përdorim nga partia në pushtet dhe sërish ka për të dështuar me turp!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video me Sulmin Vdekjeprurës të Një Droni FPV të Hezbollahut Pranë Një Helikopteri Ushtarak Izraelit

Next Story

Zbulime Shpërthyese Rreth Rolit të Turqisë si Një Strehë për Rrjetet Terroriste & të Spiunazhit, të Lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit!

Latest from Info