Deklarata u bë pas telefonatës me Vladimir Putin!
Putin mund të shpallë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, tha Donald Trump, duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas telefonatës së tij me udhëheqësin e Kremlinit, por pak pasi presidenti amerikan hodhi bombën.
Vladimir Putin “më tha se donte të ndihmonte në luftën kundër Iranit”, u tha Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Unë i kërkova atij të ndihmonte në luftën në Ukrainë”, shtoi ai.
“Mendoj se Ukraina është mundur ushtarakisht”, tha Trump.
Deklarata erdhi pasi Rusia ka dërguar detaje mbi ushtarët e vdekur në shkëmbimet e trupave.
Putin i tha atij se Rusia ka dorëzuar më shumë se 20,000 trupa të ushtarëve ukrainas në Kiev që nga fillimi i vitit 2025, ndërsa ka marrë vetëm rreth 500 nga pala ukrainase.
Ai tha se biseda me Putinin ishte “shumë e mirë” dhe se një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë do të vinte “relativisht shpejt”.
Presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump që zgjati më shumë se një orë e gjysmë, raportoi këshilltari presidencial Yuri Ushakov, duke cituar agjencinë e lajmeve Tass.


