Satanizmi & Socializmi!

Mes një përshkrimi kronologjik, faktik dhe historiobiografik, përmbledhtazi, në fomën më sinoptike të mundshme, të simbiozës Satanizëm – Socializëm.

Satanizmi është një fe moderne, thellësisht ateiste bazuar në literaturë, në interpretime artistike dhe filozofike të figures qëndrore të tij, që është e Keqja / Djalli. Ishin vitet 1960 kur për herë të parë, zyrtarisht, u formua Kisha Satanike nga Anton LaVeyan.

Kush është Satani?

Figura e Satanit e paraqitur nga Krishtërimi shfaqej si një human me brirë, i kuq, diabolik, me një bisht me majë dhe disa herë edhe me thundra. Për të krishterët, mëkatarët e dedikuar tek ai përfundojnë në ferr. Ferri përshkruhet si një botë e nëndheshme e dominuar nga zjarri dhe demonë sadistë, nën urdhërat e Satanit.

Paraqitja e parë e Satanit nuk ishte në Krishtërim, por shfaqet fillimisht si Diaboli Zoroastrian që nënshtronte qëniet njerëzore, që quhej ndryshe edhe Ahriman. Satani më pas është portretizuar nga Hebrenjtë si Kabal, që e paraqesin si demon, që jeton në Mbretëri diabolike.

Emri i Satanit u paraqit për botën e mëvonët kristiane, fillimisht në Dhjatën e Vjetër në Librin e Numrave dhe më pas në disa libra të tjerë të Biblës, ku dhe cilësohet si ëngjëll i rënë në mëkat.

Dhe para 2 mijë vitesh Satani bëhet pjesë e Apokalipsit të Joanit, ku ‘Nemesis’ (drejtësia hyjnore) i referohet në mënyrë direkte Satanit dhe satanizmit.

Satani si Antihero

Në shekullin e 14-të poema “Inferno” e Dantes do e portretizonte Satanin si një monster diabolike. Kurse Romantikët e shekullit të 17-të e rivendosin atë si një rebel të admirueshlm dhe magnetik, një antihero që kundërshtonte autoritarizmin e Perëndisë.

*Vlen të staciononi këtu dhe të shikoni se në të njëjtën periudhë do të shfaqen edhe gjurmët e para të Iluminatit.

Epika e John Milton e vitit 1667 me poemën “Paradise Lost” (“Parajsa Humbi”) është teksti kryesor, boshtor, që filloi të jepte interpretime në veprën e krijimit. Ndërsa William Godwin me një libër mësimor (një formë trakti) i vitit 1793 me titull “An Enquiry Concerning Political Justice” (“Një Hetim në Lidhje me Drejtësinë Politike”), më vonë, i dha përshkrimit të Milton legjitimitet politik.

Simboli satanik është krijuar nga autori okult Éliphas Lévi. Lévi e pëshkruan atë si kokë dhie me brirë, hyjniu Bafomet, në vitin 1854, tek libri Dogme et Rituel” (“Dogma e Ritualit”), që e ndërlidhi Bafomet me Satanin.

Ndoshta një keqinterpretim francez i “Muhamedit”, Bafomet ishte hyjniu i Kalorësve Templarëve, akuzuar dhe gjykuar për adhurim në shekullin e 14-të.

Satani në Shekullin e 19-të

Në shekullin e 19-të Satani shfaqet qartë si Antiheroi, paraqitur në vepra, si tek poeti italian Giosuè Carducci, mes një poezie antipapike me titull “Himn për Satanin”, apo edhe tek ilustrimet e William Blake për “Parajsën e Humbur” të vitit 1888.

Blake në librin e tij “Martesa e Parajsës me Ferrin” e prezanton Satanin si Messia. Në të njëjtën kohë, themeluesi i Shoqërisë Teosofike, Madame Blavatsky shkroi për Satanin se ishte dhe është mbartës i mençurisë së humanëve.

Artistë në lëvizjen Dekadente si Félicien Rops e zëvendësuan imazhin Satanik në piktura, më shumë me një rebel, të influencuar nga shkrimtarë si: Baudelaire dhe Poe. Satani u “punësua” dhe gjeti vend gjithashtu në shkrimet e udhëheqësve të socializmit si: Mikhail Bakunin dhe Karl Marks.

Anton Lavey

Diku midis vitit 1957 dhe 1960, Anton Lavey, një ish punëtor karnavalesh dhe muzikant, bënte klasa nate për okultin. Më pas krijoi Kishën e Satanit.

Grupi i quajtur Kisha e Satanit në takimet e tij, anëtarët satanistë ishin më shumë ritualistë, disi teatralë, përdornin kostume të çuditshme dhe muzikë, sesa fetarë. Lavey u bë i njohur si “Papa i Zi”.

Kisha e Satanit në përpjekjet e saj fillestare përfshiu në ritualet e saj edhe shfaqje të shkurtra “Shtrigash gjysëm-Nudo”, kryesuar nga Susan Atkins, që më pas iu bashkua Familjes Masone.

Urdhëri i 9 Ëngjëjve

Urdhëri i 9 Ëngjëjve u themelua në Anglin në vitin 1970 me fokus praktikimin e Satanizmit dhe do të shfaqet sërish në vitet e tanishme.

Skizma Satanike

Pasi Kisha e Satanit u rrit, konkurrenca e brendshme u rrit, duke shkuar drejt fragmetarizimit, kur grupe satanistësh formonin degën e tyre dhe i ndaheshin Kishës qëndrore.

Grupet më të vonëta Satanike përfshijnë “Urdhërin e Rrugës së Krahut të Majtë”, bazuar tek të Kuqtë Satanikë. Të Kuqtë Satanikë në vitin 1997 u krijuan në New York dhe kombinonin Satanizmin, me socializmin dhe me konceptet e mjeshtrave të erotikës – si një hipogjini e trillimit horror.

Panik Satanik

Në vitet 80-90, por edhe këto 4 vitet e fundit, fondamentalistë kristianë nxorrën në pah dhe publikisht ide dhe praktika që tregonin dhe provonin se, satanistët sistematikisht abuzojnë me fëmijët dhe i përdorin për ritualet e tyre, duke arritur deri në vrasje, deri edhe duke i flijuar fëmijët për Satanin.

Ende edhe sot, lajme të tilla janë të herëpasherëshme dhe e gjithë shoqëria tronditet para faktesh të tilla. Për rastet që është bërë evidente vërtetësia e flijimit dhe janë dhënë prova, satanistët kalojnë në panik dhe më pas kalojnë në sulme mediatike kryesisht, duke pretenduar se gjithçka që thuhet dhe përhapet janë histori të fabrikuara.

Luçiferanizmi

Bazuar në ish “Urdhëri i 9 Ëngjëjve”, muzikanti i ‘Heavy Metal’ Michael Ford formoi Kishën më të Madhe të Luçiferit në vitin 2013, duke hapur Tempullin e parë Satanik, në Houston, dy vjet më vonë. Kisha e Madhe e Luçiferit pasoi principet e LaVeyan duke i mëshuar okultit dhe duke hapur degë në vende të tjera.

Tempulli Satanik

Rezultati më i suksesshëm i pasndarjes së Kishave të Satanit, është krijimi i Tempullit të Satanit, që tërhoqi vëmendjen në vitin 2013 dhe u rrit shumë në numër me ritme të shpejta.

Bashkëthemelues të Tempullit janë Lucien Greaves dhe Malcolm Jarry, që e quajtën Tempullin e krijimit të aftë për të shfaqur veten në botën e vërtetë, me mbështetje gjithashtu edhe nga organizma relevantë.

Duke e quajtur veten Fe jo-Teiste (Ateiste), duke e shfaqur Djallin si një formë simbolike të rebelizmit, që nga tradita e Milton, Tempulli i Satanit u destinua për një aksion politik, që fokusohet në ndarjen e Fesë nga Shteti, tek barazia fetare dhe tek të drejtat e riprodhimit.

Tempulli i Satanit kërkoi gjithashtu disa herë vendosjen e dy monumenteve të Bafomet në dy qendra shtetesh amerikane, një kërkesë që bëri bujë dhe që u dha edhe më shumë njohje dhe “popullaritet”, për shkak të ndihmës së Media-ve majtiste.

Tempulli lokalizohet në Salem, Massachusetts, në vitin 2016, dhe u njoh si fe nga qeveria amerikane në vitin 2019.

(Burime: “The Invention of Satanism”, published by Oxford University Press, 2016 & “Satanism: A Social History” by Massimo Introvigne, 2016.)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Indi: Mister me Liqenin që u Shndërrua në Ngjyrë Rozë Brenda Një Dite

Next Story

Shqiptarët Adhurues të Ksenokracisë!

Latest from Opinione