Shqiptarët Adhurues të Ksenokracisë!

I vetmi Komb që nuk beson se mund ta qeverisin Shqiptarë (bashkëkombas).

Jemi ndoshta i vetmi vend në Europë, që udhëheqësit të cilët i “votojmë” (presupozohet), mes një sistemi “demokratik”, për të na drejtuar dhe për të na menaxhuar shoqërinë dhe ekonominë, sistemin qeverisës bazuar në Kushtetutë, kënaqemi kur bëjnë çfarë u thonë ambasadat.

“Udhëheqës” që na kërkojnë dhe na lypin votën për të na qeverisur paratë tona, sipërmarrjet tonë, pasuritë tona, mjedisin ku jetojmë, shtetin dhe institucionet, që na lypin votën duke na premtuar se do u japin “zgjidhje” çështjeve dhe problematikave që has vendi, qeveria dhe populli, duke na u betuar për progres dhe prosperitet, pasi të marrin qeverinë në duar, por që për çështje madhore mashtrimi dhe hajdutërie në menaxhimin apo transformimin e sistemit, iu drejtohen ambasadorëve dhe jo popullit. Pse?!

Pamë pardje sesi 4 shqiptarë, drejtues dhe përfaqësues partish politike, deputetë (ca në Parlament, ca plangprishës dhe ca të dorëhequr), pasuar edhe nga grupe pune, na u ngujuan për ditë me rradhë në Ambasadën Amerikane, për t’i dhënë “zgjidhje” ndryshimit të Reformës Zgjedhore. Një zgjidhje pa zgjidhje, një ndryshim pa ndryshime, sepse në thelb Reforma Zgjedhore nuk ndryshoi. Por përfaqësuesit u larguan nga ambasada me mendimin se, ia hodhën hirin syve popullit, atij populli që i lypën votën dhe e mashtruan sërish me doza periodike. Pse tek Ambasada amerikane të tilla “lojëra”?!

Sepse nëse “zgjidhja” del nga amabasada nuk e kundërshtojmë dot, është zgjidhje, pa ç’ka se çfarë dreq zgjidhje mund të jetë dhe populli hesht.

Akte dergjeje politike, zgajtjeje qeverisëse që ndodhin vetëm në Shqipëri.

Kryeministri i drejtohet amasadave kur do që t’i imponohet opozitës për ta toleruar dhe ambasadat veprojnë dhe i tërheqin veshin opozitës, për t’i hapur udhën pozitës në qeverisje. Ambasadat bashkëpunojnë me qeverinë dhe kështu i japin edhe opozitës mjetin për t’u justifikuar, se pse opozita nuk i shkoi në fund kërkesës së llogarisë ndaj qeverisë dhe përplasjes me të.

Edhe Opozita qan dhe ankohet tek ambasadat për kryeministrin, kur mendon se i thundrohen të drejta, kur shikon se pozita as nuk e pyet dhe as nuk e përfill. Më pas, ambasadat bëjnë një “tweet” ku i përmendin kreut të opozitës emrin, i bëjnë një “ledhatim” publik dhe kështu krekoset “kaposhi” opozitë, qetësohen militantët e opozitës që presin me padurim rotacionin dhe zgjatet kështu koha e mashtrimit politik të të dy kaheve politike (që janë në sinkron dhe në marrëveshje të plotë), me ndihmën e ambasadave.

Populli pret nga ambasadat që të japin një zgjidhje për problemin e rradhës që e krijojnë ata që vetë i ka zgjedhur. Nuk e kupton populli këtë?

Populli vasal, që ka pjellë këta politikanë makutë, më shumë se mediokër, por me aftësi të lindura dhe të kultivuara në mashtrim, hajdutëri dhe për kooperim të nëndheshëm mes tyre, pa dijeninë e popullit, pret vetëm nga ambasadat një zgjidhje.

Jemi në ksenokraci? Padyshim!

Jemi në ksenokraci qarqesh politike majtiste globaliste dhe për këtë nuk ka më dyshime, ka vetëm prova dhe fakte prej 28 vitesh tashmë.

***

Jemi një popull që besojmë verbërisht tek të huajt dhe e kemi bindje që shqiptarët nuk e drejtojnë dot këtë vend? Pse! Ndoshta sepse e ka treguar dhe faktuar historia!

Ismail bej Vlora, nga deputet i Parlamentit Turk, erdhi dhe shpalli Pavarësinë në Shqipëri (nuk përfshihej treva e Korçës) i mbështetur nga Fuqitë e Mëdha (nga ambasadat), qëndroi 4 muaj dhe iku. Askush nuk flet për këtë fakt! Pse?

Themistokli Gërmenjin që shpalli Korçën Autonome kur Shqipëria e braktisur ishte në kaos, “ambasadat” (francezët) e vranë. Pse?

Fan S. Noli bëri një lloj Revolucioni Bolshevik, krijoi një lloj Qeverie për 6 muaj dhe iku edhe ky. Pse?

Mbreti Zog erdhi me veto, u mbështet tek Italia, sepse vetë nuk do të mund të bënte asgjë nga sa u bënë. Adoptuesi më i mirë i një ksenokracie që dha frute në zhvillimin social-ekonomik dhe në atë infrastrukturor. Por edhe ky iku, ose për të qënë të saktë e dëbuam, mesa duket donin “babën”. Dhe normalisht, si “shqiptar”, teksa ikte, nuk mund të ikte me plaçkat e trupit. Pse e dëbuam vallë?

Më pas sollëm diktatorin, që nga jugosllavët, tek rusët dhe në fund tek kinezët, ksenokracisë majtiste diktatoriale i dha trajtën dhe formën më mizore. Sot ka ende nostalgjikë të tij. I rrëzuam bustin, por i votuam menjëherë nipër e mbesa, trashëgimtarë sundimtarë. Pse i mbajtëm në pushtet vallë?

Pas viteve 1990 kemi udhëheqës që u drejtohen vetëm ambasadave dhe që varen tërësisht prej tyre. Pse?

Sepse hajdutëve dhe bakeqëve majtistë, sepse të djathtë në Shqipëri nuk ka, u intereson të jenë vasalë për të mos mbajtur përgjegjësi, si dhe për të patur justifikim dhe mbrojtje tek globalët e majtizmit.

Po populli ku është?

Popullit kokën ja prenë në fakt dhe ja çuan jashtë, ja prenë “udhëheqësit e votuar”, në aleancë dhe bashkëpunim me atë pjesën tjetër të popullit që u poll për të qënë vasal, servil, dembel, grabitqar dhe spiun. GJYMTYRËT e kombit, udhëheqësit dhe populli vasal, pasi iku koka, po i fusnin duart kombit dhe vendit ngado.

Popullit, trupin, pronën domethënë, ja morën, ja rrëmbyen sërish, si dikur diktatori dhe ja dhanë gjymtyrëve.

Dhe kështu ksenokracia lehtësisht është vendosur në një Shqipëri tetrapode (katërgjymtyrëshe).

Por sa më sipër na tregon qartë sesa ndryshojnë ksenokracitë e majta nga ato të djathta, në formë, trajtë dhe funksion.

***

Ksenokracia në vetvete është një superfuqi që sundon me totalitarizëm okult, bazuar në oligarki.

A nuk jemi në një të tillë?

Ku ka popull me kurajo civile, me patriotizëm dhe bindje të djathta konservatore, ku ka opozita politike solide që drejtohen nga elitat e kombit, nuk mund të ketë ksenokraci qarqesh dhe oligarkish.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Satanizmi & Socializmi!

Next Story

Antarktidë: u Gjend Vrimë Misterioze 2.5 herë më e Madhe se Sipërfaqja e Shqipërisë

Latest from Opinione

“Juda” i Padukshëm!

Mashtruesin politik mund dhe duhet ta nxjerrin zbuluar, mund dhe duhet ta akuzojnë publikisht, skeptikët dhe