Drejt vijës së finishit, thonë majtistët, afrohet gjetja e vaksinës për Coronavirus-in dhe bëjnë fjalë për në shtator.
– Pse nuk flasin për Vaksinë për Covid-19 por për Vaksinë për Coronavirus?! Duhet lupë me deklaratat e të majtëve, sepse pas detajeve fshihet djalli.
Kështu deklaroi edhe kompania britanike farmaceutike “AstraZeneca”, që do të shfrytëzojë për nga tregtimi vaksinën që zhvillohet në Universitetin e Oksfordit. Kjo kompani nënshkroi kontrata shitjeje me Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Hollandën, për një furnizim të parë me 400 milionë doza, të vaksinës së parë.
– Të vaksinës së parë? Domethënë do të ketë një vaksinë të dytë?
Dorëzimi do të fillojë nga fundi i vitit 2020, pasi 80 milionë dozat e para do të prodhohen për Britaninë.
Kompania farmaceutike “AstraZeneca” mbylli paraprakisht kontratat me shtetet që u interesuan të parat për të marrë vaksinën, që të planifikojë prodhimin e saj, në bazë të kërkesës. “Distribuimi i vaksinave do të jetë i shpejtë dhe pa vonesa, me dhe për të gjitha kontratat e nënshkruara”, tha Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Pascal Soriot.
“Faza eksperimentale e vaksinës gjendet në një stad të avancuar tashmë dhe pritet që në vjeshtë të përmbyllet” – tha Ministri i Shëndetësisë së Italisë, mes një statusi në Facebook.
Deri më tani të gjitha provat kanë dalë me sukses dhe kanë dhënë shërim të plotë në grup-individët që u bënë pjesë e eksperimentit në Universitetin e Oksfordit.
Nuk ka vend për panik, të gjitha janë makinacione të klikës globaliste të Bashkimit Europian, me në krye Gjermaninë e Madam Kasner – Merkel, që me zell dhe përkushtim po i shërbejnë Qeverisjes Globale, chip-it dhe kontrollit të indidvidit me këmbëngulje luçiferiane.
Po e shkruajnë të tjerë historinë tashmë dhe popujt po zgjohen, në mos janë zgjuar dhe presin vetëm “këmbanën” e mëngjesit.