Për ju që besoni se Covid-19, Pandemia, trazirat në mbarë botën, apo fenomenet ekstreme të motit, përbëjnë shenja të fundit të botës, ndoshta jeni të saktë.
Të paktën sipas disave!
Cili është shkaku i fundit të botës?
Siç pretendohet, mes një shpjegimi të kalendarit të Maya, sipas të cilit bota do të shuhej më 21 dhjetor 2012, kjo ishte datë e gabuar.
Po Data e Re kur është? Ajo është shumë pranë! Më 21 Qershor 2020!
“Sipas Kalendarit Julian jemi teknikisht në vitin 2012”, thotë shkencëtari italian Paolo Tagaloguin.
“Numri i ditëve që kanë humbur çdo vit, për shkak të kalimit nga Kalendari Julian në Kalendarin Grigorian janë 11.
Për 268 vite që përdorim Kalendarin Grigorian që nga viti 1752, nëse i shumëzojmë me 11 ditët, na bëjnë në total 2.948 ditë. Nëse këto ditë i pjestojmë me 365 na rezultojnë 8 vjet”, thotë Tagaloguin, duke nënkuptuar se në fakt tani jemi në vitin 2012 dhe jo në vitin 2020.
Nëse shtojmë ditët e humbura atëherë data e fundit të botës është 21 Qershori.
Kështu pra, sipas shkencëtarit italian, 21 dhjetori i vitit 2012 është në të vërtetë 21 qershori i vitit 2020.
***
Personalisht besoj se bota nuk do të shuhet, jeta do të vazhdojë dhe se jemi me fat që jetojmë në periudhën më të mirë historike, kur e mira do të mbizotërojë, apo triumfojë mbi të keqen, që e ka kapluar dhe pushtuar botën, ndoshta edhe prej këtij viti, të vitit të zëvendësimit të Kalendarit, 1752.