Brugger deklaroi se duhet të ekzistojë një “poilitikë e tolerancës zero”, mes së cilës kush shpreh dhe shfaq koncepte, mendime dhe opinione “ekstremiste” të largohet menjëherë nga Ushtria.
Totalitarizëm në Gjermani? Nuk është edhe ndonjë gjë për t’u habitur, kur Merkel ka afro 20 vjet që drejton Gjermaninë, por nga ana tjetër cilësojnë Putinin si diktator, sepse po qëndron gjatë në pushtet.
Një deputete majtiste nga Partia e Gjelbër, dje, gjykoi “ekstremizmin e djathtë” në ushtrinë gjermane dhe kërkoi politikë me tolerancë zero, për ta spastruar ushtrinë nga tendenca të tilla.
Agnieszka Brugger, nënkryetare e grupit parlamentar të grupit të partisë së saj dhe pjestare e komisionit të mbrojtjes në Bundestag, vërtetoi se ekziston “rrezik i llojit esprit de corps (morali i grupit)” në rradhët e Bundeswehr apo të forcave të armatosura. Mbështeti gjithashtu idenë se ka hyrë “kultura e kamuflazhit”, mes së cilit fshihet ekstremizmi i djathtë.
“Nuk mund të mbyllë askush sytë përpara këtij rreziku real dhe të madh”, tha Brugger, sipas Junge Freiheit.
Deputetja deklaron se ushtarakë nga rradhët e Forcave të Armatosura i kanë thënë se situata në ushtrinë gjermane është alarmante, sepse ka shumë ushtarë me tendenca dhe me mendime ekstremiste të djathta, që mbulohen nga oficerë me grada dhe që operojnë shumë të kamufluar.
Deputetja Brugger i ka kërkuar Parlamentit ristrukturim të plotë të Forcave të Armatosura dhe ndryshime rrënjësore, për të detyruar të shfaqen të djathtët, apo të dekonspirohen mes një strukture të re që do të ketë tolerancë zero ndaj tyre.
Çfarë do të thotë “ekstremizëm i djathtë” në ushtri, as vetë deputetja nuk e përcakton dot. Majtistja politikane ndoshta as nuk e ka idenë që është “bekim” të kesh të djathtë patriotë në rradhët e ushtrisë.
Revista e lajmeve gjermane “Der Spiegel”, vjet në një artikull të saj për këtë çështje, përmendte se shumë ushtarë që u larguan nga ushtria ishin simpatizantë, apo anëtarë të oraganizatave: “Generation Identity”, “Alternative for Germany Party”, ose sepse “simpatizonin” kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Paranojakët e majtë, i bëjnë thirrje ushtrisë për të luftuar kundër një pjese të saj. Nëse kjo është logjikë politike dhe pranohet prej shumicës në Gjermani, atëherë dy gjëra e presin Gjermaninë, ose rrënia, ose fitorja e së djathtës ekstreme, përballë së majtës ekstreme që qeveris dhe shfaq veçse paranoja dhe devijacione në shumë aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike.