Sorosi është një miliarder, por ja që jo vetëm me dollarët e tij mund të financojë aktivitetet e tij në Amerikë dhe në mbarë botën.
Vetëm në vitin 2016 Qeveria Omaba i dha Sorosit 9 milionë dollarë, për menaxhimin e “East West Management Institute”. Po ja që këto dollarë sipas raportit të vitit 2017 (publikuar në fillim të vitit 2018) nga”Judical Watch”, shkuan për të fuqizuar Qeverinë e Shqipërisë.
Çfarë bënte dhe bën realisht Sorosi në Shqipëri?
Kreu i “Judical Watch” thotë dhe shkruan se Sorosi ndihmonte në Shqipëri një qeveri socialisto-komuniste.
Fonde për këtë qeveri janë dhënë gjithashtu edhe në fillimin e vitit 2017, edhe pse në pushtet kishte ardhur Trump, me punën e nëndheshme të ‘Deep State’. Fonde që janë justifikuar nga Soros, se po përdoren për një Reformë në Drejtësi në Shqipëri. Ja pra që Soros për të tilla aktivitete advokimi, kërkimi dhe studimesh mbi ligje dhe sisteme, nuk kishte pse shpenzonte dollarët e tij, kur mund të shpenzonte ato të taksapaguesve amerikanë, për të mbështetur vallaha ndarjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, nga politika, nga qeverisja.
Jo vetëm kaq por palës shqiptare axhendën e politikës së jashtme ja drejtonte vetëm George Soros, shkruan kreu i “Judical Whatch”.
Soros arriti dhe i ndryshoi edhe Kushtetutën këtij vendi, duke kapur të dy kahet politike shqiptare.
Qëllimi boshtor i Soros ka qënë instalimi me themele të shëndosha i socializmit (komunizmit) dhe duket që në disa vende t’ja ketë arritur.
***
Po, në Shqipëri ja ka arritur që të instalojë socializmin (komunizmin) me ndihmën dhe kontributin e Ramës dhe Bashës dhe kordancë të plotë mes tyre, në dëm të popullit dhe në regres të drejtësisë, politikës, ekonomisë, financave, çështjeve sociale, rendit dhe sigurisë, arsimit dhe shëndetësisë, sistemit qeverisës në përgjithësi.
Trinomi Soros – Rama – Basha, bazuar tek axhenda majtisto-globaliste, në fund të vitit 2017, arritën ta rendisin me “sukses” Shqipërinë, në listën e vendeve ku QËLLIMI ISHTE ARRITUR, MISIONI ISHTE PËRMBUSHUR!