Adhuruesit e teorive të jashtëtokësorëve (UFO-ve), arritën në konkluzionin se objektet fluturuese që u panë në Maiami në orët e natës, që erdhën dhe kaluan mbi Maiami ishin UFO.
Ndërsa të tjerë, që mbështetin në aftësitë e teknologjive, mendojnë se të famshmit UFO janë thjesht produkte dhe “krijesa” të teknologjive të reja.
Diskutim shumë i madh u hap për fenomenin e pashpjegueshëm, pas videos që u publikua në një prej faqeve më të njohura të rrjetit soial twitter, ku duken qartë drita të fuqishme që flutorojnë mbi qiellin e Maiamit, në qendër ndodhej një dritë, apo objekt i shndritshëm fluturues dhe rreth tij fluturonin objekte të tjera më të vogla, gjithashtu të shdritshme, që në një moment u zhdukën në atmosferë.
Mjaft prej banorëve të Maiamit shkruajnë në Twitter se janë të bindur që bëhet fjalë për UFO, për objekte të prejardhjes jashtëtokësore, disa mendojnë se mund të jenë eksperimente sekrete të Ushtrisë Amerikane, kurse një pjesë tjetër e publikut, jo vetëm ata që panë videon, por që e panë me sytë e tyre fenomenin, i mëshojnë se ajo që panë ishte “lojë” e teknologjive të reja.