Ndërsa bota vazhdon të merret me pasojat vdekjeprurëse të pandemisë Coronavirus, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se vetëm një gjë është e sigurt: “po vjen një model i ri i Qeverisjes Globale”.
Dhe pa më të voglin dyshim që klani globalisto-majtist po bën gjithçka mundet për të nxituar ardhjen e saj, të Qeverisjes Globale.
Socialisti portugeze bëri parashikimin e tij ditën e shtunë, teksa mbajti ligjëratën e Nelson Mandelës dhe foli për nevojën e SHBA-së për të adresuar “boshllëqet e mëdha në strukturat e qeverisjes dhe në kornizat etike” që ka shfaqur epidemia. Kreu i OKB-së merret me shtetin anëtar më potent të organizatës, me financuesin kryesor të të gjitha strukturave të OKB-së dhe e kritikon atë ashpër dhe me tonalitet. Sepse SHBA-ja për majtisto-globalistët nuk është më një shtet, por një individ, me emrin Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu: “Për të mbushur boshllëqet dhe për të bërë të mundur Kontratën e Re Sociale, na nevojitet një Marrëveshje e Re Globale për të siguruar që pushteti, pasuria dhe mundësitë të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe më gjerësisht në nivel ndërkombëtar. Duhet një model i ri për Qeverisjen Globale, që do të bazohet mes pjesëmarrjes së plotë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në institucionet globale”.
Guterres shpalosi planin e tij për të ardhmen e botës, duke cituar se “Marrëveshja e Re Globale” e bazuar në një globalizim të shanseve, të të drejtave dhe të dinjitetit për çdo qënie njerëzore, duke jetuar në balancë me natyrën, duke patur parasysh të drejtat e gjeneratave që vijnë dhe suksesin e matur më shumë në terma humanë sesa në terma ekonomikë, është mënyra më e mirë për të ndryshuar botën.
Çfarë do të ndryshojë vallë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së? Rendin Botëror Social-Ekonomik? Sistemin Qeverisës në tërësi? Apo të dyja?
Po, të dyja dëshiron t’i ndryshojë! Veçse ky është qëllimi dhe në fjalët e tij gjithçka shquhet qartazi!
Ai theksoi në fjalën e tij se “bota në zhvillim” duhet të ketë një zë më të fortë në një nivel global të vendimmarrjes. Reformimi në një Qeveri Globale do të lidhet ngushtësisht me çlirim financiar dhe shuarje të borxheve të shteteve në vështirësi. Domethënë, vendet me popuj punëtorë dhe të rregullt, do të shlyejnë borxhet e vendeve me popuj “dembelë”, apo më pak të përkushtuar për të qënë taksapagues të rregullt, apo kapitalistë të zellshëm, në ekonominë e lirë të tregut. Ai që ka punuar deri dje, sot do të ndihmojë parazitin që të jenë në të njëjtin nivel ekonomik. Unifikimi social, në teori dhe vetëm është shkatërrues, kurse në praktikë qeverisëse, nuk mund të implementohet nëse nuk ka një Diktaturë mbi krye. Që do të thotë se këtë kanë synim afatshkurtër, instalimin e Diktaturës Globale.
Kjo nuk është hera e parë që Guterres, një anëtar i Partisë Solialiste Portugeze, i cili ka shërbyer si kryeministër i Portugalisë për periudhën 1995-2002, ka folur hapur dhe pa doreza për dëshirat e tij për ta parë botën të riorganizuar mbi parime socialiste.
Në një ese të titulluar “Thirrja globale e zgjimit”, kreu i pazgjedhur i ‘organizmit globalist’ tha: “nga Covid-19 deri në ndryshimet klimatike, nga padrejtësia racore deri tek pabarazitë në rritje, ne jemi një botë në trazira”.
Zgjidhja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për këtë çrregullim të botës, është dhe mbetet një Qeveri më e Madhe, një Qeveri Globale, ku institucionet do të shpërndahen në të gjitha vendet dhe do të jenë agjensitë e shumta të OKB-së, që deri më sot dhe në vazhdim janë të gjitha të financuara nga kontributet e taksapaguesve në të gjithë botën, ato që do të drejtojnë Qeverisjen Globale.
Pak a shumë, OKB-ja po shikohet si qendra e Qeverisjes Globale dhe portugezi ka marrë flamurin e promotorit të proklamimit të planit strategjik të majtisto-globalistëve, për instalimin e Diktaturës Globale, mes një Qeverie të vetme Globale që do të kontrollojë gjithçka, kudo dhe kurdo.
Por, reagime dhe fjalime të tilla ngjallin kundërshtinë e shumicës së popullsisë skeptike dhe anti-majtiste, si dhe vë në lëvizje për t’u mirëorganizuar të djathtën nacionaliste, atë ekstreme, por edhe të djathtën e qëndrës, që i beson tregut të lirë, shtetit të vogël dhe sistemit kapitalist.
Duan të ndryshojnë sistemin qeverisës, pa pyetur askënd, mes formash manipulative, deri në imponuese.
Duan të shkruajnë historinë e popujve pa popujt. Duan të instalojnë sistem të ri ekonomik, rend të ri qeverisës, duke anashkaluar popujt, deri dhe duke injoruar tërësisht mendimin e tyre, apo edhe duke ua imponuar planin afatgjatë ogurzi të Qeverisë Globale.
Gjithçka duket se do të mbetet veçse një plan dhe Bota do i kthehet administrimit mes Qeverish Nacionaliste, shtetesh sovrane, por me kufij të hapur tregëtarë dhe me ekonomi konkurruese dhe jo me platforma të unifikimit të ekonomisë dhe individëve.
Duan të instalojnë një Socializëm unifikues, ku njerëzit do të kenë shumë pak ndryshime mes tyre, ku do të marrin pothuajse të njëjtat të ardhura, me qëllim zhdukjen e shtresës së mesme dhe krijimin e një shoqërie ku individët do të jenë prodhim fabrike në seri.
Këtë dëshirojnë, por kjo nuk do të ndodhë!
Në fund do të vendosim ne dhe jo pakica globaliste që krijon viruse në laboratorë, kriza ekonomike me shifra dixhitale bankare dhe që konsumon më shumë propagandë, sesa oksigjen për të frymëmarrë!