U Cënua Sovraniteti i Greqisë dhe Mitsotakis nuk Po Përgjigjet me Armë!

Me një mesazh publik televiziv u është drejtuar dje në orët e pasdites Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis popullit grek, Bashkimit Europian, NATO-s dhe të gjithë fqinjëve dhe aleatëve të tij, lidhur me kërcënimet ushtarake të Turqisë në kufirin detar dhe tokësor greko-turk, si dhe për prezencën e anijes turke të kërkimit të pasurive natyrore nëndetare “Oruc Reis”, që gjendet në territoret e ujërave greke prej 36 orësh.

Por më i rëndësishëm është fakti që mes këtij mesazhi kryeministri grek i shpjegoi popullit të tij arsyen pse pranoi, pse lejoi lundrimin e anijes turke në territor grek, pse pranoi cënimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, si dhe arsyen pse nuk u kundërpërgjigj me armë luftarake, por i kërkoi shtetit fqinj që t’i drejtohen dialogut.

Për një pjesë të mirë të politikës së djathtë greke, dialogu duket të jetë një paralog, ndaj një grup brenda parlamentit, por edhe forca të tjera politike greke të së djathtës janë kundër dialogut që nuk është pranuar nga Turqia për muaj dhe i japin shtysë idesë për veprim dhe kundërpërgjigje.

Kryeministri grek tha se Greqia ka qënë dhe është e predispozuar për bashkëjetesë në paqe me të gjithë fqinjët, por që sigurisht nuk do të lejojë humbjen apo cënimin e sovranitetit të vendit.

Mesazhi: 

“Greqia është një vend krenar dhe potent. Anëtar i familjes europiane dhe shtyllë stabiliteti në Mesdheun Lindor. Mbetemi të patundur në parimet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe në parimet e fqinjësisë së mirë. Synojmë me të gjithë ura paqeje, besimi dhe bashkëpunimi.

Atdheu ynë nuk kërcënon dhe nuk mund të kërcënohet. Ndaj dhe nuk përulet përkundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Por as edhe pranon akte provokuese.

Me politikën e principeve negociuam dhe firmosëm marrëveshje për përcaktimin e Zonave detare me Italinë dhe kohët e fundit edhe me Egjiptin. Marrëveshje në përputhje të plotë me të Drejtën e Detit.

Marrëveshje që vërtetojnë se kur ekziston predispozicion pozitiv dhe klimë besimi mund të zgjidhen divergjenca shumëvjeçare. Marrëveshje që sigurojnë progresin dhe mirëqënien e popujve, gjithmonë në kuadër të së Drejtës Ndërkombëtare.

Në të njëjtin kuadër ligjshmërie, me vetbesim dhe pa lëshime, jemi të gatshëm të diskutojmë me të gjithë fqinjët.

Nuk e kemi frikë dialogun, akoma edhe dialogun më të vështirë, sepse kemi besim tek e drejta e pozicionimeve tona. Por dialog me provokime dhe në klinë tensioni, nuk mund të kemi dhe na rezulton dialog pa temë, pa subjekt.

Reagimi i Turqisë ndaj marrëveshjes tërësisht të ligjshme për përcaktimin e Zonës Detare me Egjiptin tregon, fatkeqësisht, se Turqia nuk mund t’u përshtatet parimeve europiane të shekullit të 21-të. Dhe se mbetet e takuat në logjikën e shantazheve dhe imponimit. Logjikë që i përket epokave të tjera.

Me këtë qëndrim, veçse na vërteton për karakterin kryeneç të një gjoja gadishmërie për dialog. Si është e mundur që një marrëveshje e ligjshme e një shteti me një shtet tjetër, të përdoret nga një shtet i tretë si pretendim për t’u tërhequr nga kontaktet eksploruese, teksa ato ende nuk kanë nisur?!

Në të njëjtin moment, që vetë Turqia nënshkroi me Administratën e Tripolit, në Libi, një marrëveshje të paligjshme dhe të pambështetur. Një marrëveshje e cila me provokimet e përsëritura, vë në provë kufijtë e durimit të Greqisë dhe Europës.

Ushtarakimi i situatës nga ana e Turqisë përbën gjithashtu pranim të mosekzistencës ligjërisht të pozicionimeve të ashpra. Sepse vënia në dukje e potencës, fuqisë, nuk është veçse përpjekje për të kompesuar dobësinë e saj në çështje të së drejtës.

Duke iu përgjigjur marinës së saj ushtarake të sjellë në kufijtë tanë, kemi çuar edhe ne marinën tonë ushtarake në kufirin detar, duke i vendosur Forcat e Armatosura në gatishmëri. Jam i sigurtë që të gjithë grekët kanë të njëjtin besim absolut në potencialin e Forcave tona të Armatosura, që kam edhe unë.

Ndaj provokimeve ruajmë fuqinë që buron nga gjakftohtësia dhe maturia jonë. Por, në të njëjtën kohë, mbetemi në gadishmëri të plotë politike dhe ushtarake.

Paralelisht, aktivizojmë diplomacinë tonë. Njoftojmë dhe informojmë vende miq dhe komunitetin ndërkombëtar. Si dhe vëmë në lëvizje aleatët dhe partnerët.

Nuk jemi të vetëm në këtë përpjekje. Reagimi i menjëhershëm i Bashkimit Europian ndaj kërkesës sonë për t’u mbledhur Këshilli i Çështjeve të Jashtme, na vërteton dhe na siguron se çështja nuk u përket vetëm marrëdhënieve greko-turke, por edhe marrëdhënieve të të gjithë Europës me Turqinë.

Duke vazhduar, për rrjedhojë, politika e provokimeve mes sulmeve, hap për Turqinë veçse rrugën e sanksioneve kundër saj. Dhe kjo në një moment kur shtete potente, me potencë globale dhe rajonale, pozizionohen përkrah nesh.

Ritheksoj: Përgjigjemi, nuk provokojmë! Dhe me seriozitet shpresojmë se do të mbizotërojë më në fund logjika në vendin fqinj, për të mundësuar startimin e një dialogu mirëbesimi.

I bazuar tek e Drejta Ndërkombëtare dhe në respektin reciprok të ndryshimeve, apo divergjencave lidhur me çështjen për diskutim, parashtrohet mundësia për t’iu drejtuar organizmit ndërkombëtar të së drejtës: Për caktimin e Zonës Detare në Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Nuk ngrehim flamuj të rastësive. Lartësojmë qëndrimin e përgjegjësisë dhe të ligjshmërisë. Sepse nuk është politikë e jashtme serioze, një politikë me fotografi propagandistike me vallaha kërkime në det. Nuk është politikë e jashtme as politika e acarimeve nacionaliste drejtuar nga Mas-Media të kontrolluara.

Le ta dinë të gjithë: Rreziku i aksident është prezent, teksa janë përqëndruar kaq shumë forca ushtarake në një sipërfaqe të kufizuar. Përgjegjësinë në rast aksidenti e ka ai që provokon të tilla situata.

Mbetemi stabël në kudër të së Drejtës Ndërkombëtare dhe qëndrojmë të mbështetur në fuqinë e diplomacisë, për t’i dhënë zgjidhje edhe diskutimeve më komplekse.

Nuk jemi ata që të parët do të bëhemi shkak për acarime situatash. Por, vetëpërmbajtja është vetëm një anë e fuqisë sonë. Asnjë provokim nuk do të mbetet pa përgjigje. E kemi treguar edhe me vepra. Do ta tregojmë sërish nëse do të nevojitet.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kolorado (video): Protestuesit e "Antifa" u Dëbuan nga Banorët e një Lokaliteti me Thirrje anti-Komuniste!

Next Story

Shënohet Incidenti i Parë - Përplaset Fregata Greke "ΛΗΜΝΟΣ" mbi Një nga Fregatat Turke!

Latest from Info