Antiprotestuesit mposhtën dhe larguan nga lokaliteti i tyre protestuesit e majtë radikalë të Organizatës së shpallur terroriste “Antifa”, teksa këta të fundit sulmuan një veteran.
Në Fort Collins të Kolorados një grup njerëzish antiprotestues marshonin përkrah një veterani që mbante në duar flamurin amerikan.
Sipas raportimeve të një gazetari lokal, anëtarët radikalë të organizatës “Antifa” sulmuan veteranin dhe më pas u përballën me reagimin e banorëve. Teksa hasën vendosmërinë dhe guximin e tyre “futën bishtin ndër shalë” dhe u larguan. Nga grupi i antiprotestuesve dëgjoheshin thirrje antikomuniste.
Radikalët e majtë po shtyjnë Amerikën drejt përplasjes civile, këtë direktivë kanë marrë nga qendra që i organizon, por nuk do të mundin, sepse janë të pakët në numër, edhe pse të zhurmshëm dhe të bujshëm, vandalë dhe anarkistë, dhe kur hasen me popullin e ndërgjegjshëm që lufton për të mbrojtur lirinë dhe lufton për të vendosur ligj dhe rend, zhduken nga sytë-këmbët.