Planeti ka pësuar një rrënie ekonomike të pahasur kurrë më parë, që për ta rikuperuar banorëve të Europës do u duhet një dekadë, ndoshta edhe më shumë.
Ajo që habit, apo çudit njerëzit është arsyeja pse duhet të ndodhë e gjithë kjo traumë, përderisa nga totali i njerëzve të prekur në nivel global në këto momente, rezulton që 99% prej të prekurve të jenë asimptomatikë dhe 1% e të prekurve të shfaqin simptoma të lehta ose serioze!
Kujdes, nga 1% e të prekurve, një pjesë kanë simptoma të lehta dhe pjesa tjetër e kalojnë më rëndë. Dhe një pjesë e atyre që e kalojnë rëndë, humbasin edhe jetën. Por vdekjet përbëjnë një përqindje të vogël të 1%-ëshit.
Gjithashtu duhet të shtojmë se 1% e të prekurve me simptoma të lehta apo serioze nuk ka të bëjë me transmetimin e virusit. Sado që të transmetohet virusi, sërish 1% do të jenë të prekur me simptoma. Këtë fakt deri më sot nuk e ka kundërshtuar asnjë organizëm, qeveri apo edhe vetë OBSH-ja.
Këtë thonë edhe raportet në nivel global. Ne thjesht pyesim dhe habitemi teksa shikojmë shifrat dhe raportet. Nuk themi se nuk ka virus, kurrësesi, ai ekziston dhe prek rëndë një numër të vogël të popullsisë, por çështja është se cili është numri i të prekurve dhe a e justifikon kjo shifër mbylljen e Planetit për disa vite, siç deklarojnë disa Media në duart e atyre që duket se e kanë krijuar.
Duke lexuar me kujdes shifrat nga raportimi global, shohim se nga 23.120.802 të prekur në nivel global, numri i vdekjeve ka shkuar në 803.213, ose 0,0001% e popullsisë globale.
Por shifra e të prekurve, nuk është reale, pasi është i pamundur testimi i të gjithë popullsisë së Planetit, e për rrjedhojë nga virusi janë prekur shumë e më shumë njerëz, si dhe për pasojë përqindja e vdekjeve, krahasuar me numrin e të prekurve është edhe më e vogël.
Dhe le të mos shtrojmë pyetjen se cilët vdiqën realisht nga Coronavirus-i, pasi shumica e atyre që ndërruan jetë mbartnin sëmundje të tjera të rënda apo kronike, të cilëve prezenca e virusit në fjalë u komplikonte gjendjen shëndetësore, apo u përshpejtonte vdekjen.
Deri më tani SHBA-të mbajnë vendin e parë me raste të prekurish, që shkojnë në 5.796.727, me 179,200 të vdekur. Në Brazil regjistrohen 3.536.488 raste, me 113,454 të vdekur.
Në Indi regjistrohen 2.975.701, me 55.928 të vdekur. Në Rusi rastet kapin shifrën 946,976, me 16.189 të vdekur. Në Afrikën e Jugut regjistrohen 603.338 raste, me 12.843 të vdekur.
Në vende si India me 1,353 miliardë banorë, përqindja e të vdekurve nga Covid-19 ngjason e papërfillshme, krahasuar me numrin e vdekjeve që vijnë si pasojë e sëmundjeve, apo shkaqeve të tjerë.
Një vdekje është gjithmonë e dhimshme, e trishtë dhe e pazëvendësueshme, por që të ndalojë jeta në Planet, kjo është e pajustifikueshme dhe në thelb është një çështje që duhet diskutuar dhe analizuar më vete. Gjithashtu është e papranueshme që të na imponohet një mënyrë artifice dhe e imponuar jetese, që cënon rëndë të drejtat legjitime dhe natyrore të njeriut, nën justifikimin e vallaha “masave mbrojtëse”.
Sipas Kushtetutave të vendeve demokratike, gjithësecili ka të drejtë të besojë atë që dëshiron dhe të thotë atë që mendon, si të dojë. Vendosin popujt dhe gjykojnë popujt, jo qeveritë kalimtare, për formën dhe mënyrën e jetesës së banorëve në Planet. Kush flet kundër masave, të ashtuquajtura ‘mbrojtëse’, sot, shënjestrohet, sulmohet, ose gjykohet. Nga kush? Nga ata që presupozohet të jenë në shërbim të popujve të tyre. Diktatura e Masave Mbrojtëse ka 8 muaj që është instaluar tashmë në të gjithë Planetin dhe ka ardhur momenti që popujt do të ngrihen dhe do t’i thonë “stop’ Diktaturës Globale Virusale.
Shumica e shkencëtarëve dhe specialistëve të fushës, janë kundër opinionit të specialistëve që mbajnë qeveritë e ‘lockdown-eve’. Pse nuk dëgjohet opinioni i tyre?! Pse qeveritë nuk marrin vendime masash në konsultim me popujt?! Pyetje këto, që gjithësecilit më pas, i ngrehin dyshime të arsyeshme, për atë që ndodh në prapaskenë.
Dhe vendimet për masa janë të qeverive, vendime politike dhe jo vendime të marra nga specialistët dhe shkencëtarët e fushës.
Të paktën kjo duhet të ndodhë në vende demokratike. Nëse jepet urdhër qeverie dhe populli nuk bindet, atëherë qeveria do të duhet të rishqyrtojë vendimin dhe jo të penalizojë popullin që e kundërshton. Sepse në këto kushte, nuk jemi më në demokraci, por në diktaturë.
Dhe të gjitha këto bëhen për 1% të banorëve të globit, te prekur dhe me simptoma nga Covid-19. E ka emrin Plandemi dhe po instalon Diktaturën Globale. Shtatori pritet të jetë muaj i nxehtë, muaj protestash në mbarë botën.
Çdo gjë e ka një fund, kështu do ta ketë një fund edhe Plandemia Politike.