Mesazhin se Austria merr Vendime si shtet sovran dhe e vetme, i dërgoi sot kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, homologes së tij gjermane Angela Merkel (Kasner), duke iu përgjigjur kritikës që ajo i kish bërë më parë, për qëndrimin kundër, të Austrisë, lidhur me çështjen e pranimit të fëmijëve të pashoqëruar, refugjatë të paligjshëm nga lindja, që do të duhet të merren nga Moria (ishulli Lesvos) në Greqi, drejt Europës.
“Nuk do të ndjekim rrugën gjermane në këtë çështje” – deklaroi kancelari i Austrisë gjatë një takimi mesditën e sotme. “Dhe mendoj se shumë vende të tjera europiane nuk do të ndjekin rrugën gjermane të pranimit të një numri të madh refugjatësh nga Greqia” – shtoi ai.
“Ne këtu në Austri gjatë viteve të fundit kemi pranuar një numër të konsiderueshëm refugjatësh, ndaj nuk pranojmë më” – tha kategorikisht kancelari austriak.
Sipas kancelarit, Austria është vendi i tretë në Bashkimin Europian, për nga vala goditëse e dyndjeve të refugjatëve, ndërkohë që pas Suedisë është vendi që ka pranuar më shumë fëmijë të mitur.
Përsëriti se vetëm gjatë vitit 2020, Austria ka marrë në mbrojtje 3.700 të mitur, mes një vendimi pro tyre për t’u dhënë azil, për rrjedhojë, Austria ka një sfidë të madhe për të trupëzuar këta fëmijë nga lindja, në shoqërinë e saj dhe sipas mendimit të tij: “…është e rëndësishme të trupëzohen në shoqërinë austriake ata që aktualisht gjenden atje dhe nuk mund të bëhet pranim i vazhdueshëm i më shumë e më shumë të miturve”.
***
Duket se gjermano-lindorja Merkel është në dishezën e saj të thepisur politike, brenda vendit të saj, si dhe në planin europian.
Kaq e pati shkelqimin edhe Merkel.