Grupi që drejton fushatën elektorale të kandidatit të majtë Biden, nuk i është përgjigjur akoma kërkesës së kampit të Trump-it për t’u bërë kontrolli për kufje, përpara fillimit të debatit të sotëm, për të shmangur çdo këshillë që mund t’i jepet në “vesh” Biden-it, përgjatë debatit.
Është e ditur prej të gjithëve se, aftësitë dhe mundësitë e kandidatit Biden për të folur pa suport anësor, janë ‘zero’.
Grupi i fushatës së kandidatit Biden, ka kërkuar pushim çdo 30 minuta, por grupi drejtimit të fushatës së Trump nuk e pranoi këtë kërkesë. Dhe mesa raportohet nga Fox News debati do të zgjasë 90 minuta, pa shkëputje dhe pa interferim reklamash apo spotesh publicitare.
Të dielën, Trump me këmbëngulje kërkoi që Biden-it “të fjetur” t’i bëhet edhe testi i drogës, përpara, apo pas debatit.
“Natyrshëm që edhe unë do i nënshtrohem testit të drogës… Performanca e debatit të tij ka qënë një regjistrim i UNEVEN, për ta thënë butë. Vetëm efekti drogë do të mund të shkaktonte mospërputhje???” – tha Trump:
Drejtuesja e kampanjës së Biden, Kate Bedingfield, iu përgjigj presidentit amerikan duke i thënë se ish zv.Presidenti “synon të japë përgjigjet e tij në debat, mes fjalësh”.
Çfarë ka dashur të thotë poetesha vallë? Pse përveç fjalëve, çfarë mund të përdorë Biden?!
Një natë e madhe sonte, një natë spektakli dhe humori, satire dhe pështire së bashku, portence dhe dekadence, një mbrëmje që do të mbetet në historinë e Amerikës dhe në memorjet arkivore të videotekave dhe fonotekave.
Debati do të zhvillohet sonte, Cleveland, Ohio, në orën lokale 21:00, ose në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës, me orën tonë lokale.