Pas Vizitës së Pompeo në Greqi, Merkel Sulmon Greqinë & Lëvdon Turqinë: “E Shkëlqyer Puna e Turqisë – Turp për Gjithçka Pamë në Lesvos – Greqi”!

Kancelarja gjermane Angela Merkel po mbështet në mënyrë provokuese Turqinë për të cilën mendon se ka kryer “një punë të shkëlqyer” lidhur me çështjen e refugjatëve dhe në të njëjtin moment flet për “pamje të frikshme në Moria”, duke folur me përbuzje për Greqinë.

“Turqia është partner i NATOs dhe po kryen një punë të shkëlqyer lidhur me strehimin dhe pranimin e 4 milionë refugjatëve në territorin e saj.”

Lidhur me shkatërrimin total të kampit të refugjatëve në Moria të Greqisë, pas një zjarri që iu vu kampit nga vetë refugjatët e paligjshëm, Merkel hodhi një seri talljesh kundër Greqisë, si ta kishin djegur grekët kampin.

“Ditët e fundit pamë skena të frikshme lidhur me përballimin e situatës së refugjatëve në Greqi. Dhe çuditërisht nuk i pamë këto skena të frikshme në Turqi, por në Greqi, në një vend anëtar të Bashkimit Europian” – do të shprehej Merkel.

Nga Berlini, disa në qeveri, presin suport maksimal për Turqinë, nga ana e Gjermanisë.

Deklaratat e Merkel vijnë vetëm një ditë pas Samitit të Kryetarëve të Shteteve, në të cilin supozohej se do të diskutohej mbi agresivitetin e Turqisë.

Gjithashtu, Kancelarja gjermane përmendi edhe tensionin e kohëve të fundit në Mesdheun lindor, duke theksuar mes të tjerash: “Nga një anë marrim ankesa lidhur me të drejtat e njeriut, nga ana tjetër na shfaqet tensioni në Mesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, mes Turqisë dhe Qipros. Tension serioz ky… As nuk mund ta imagjinojmë sesa pranë janë, në disa momente, përplasja ushtarake nga zgjidhja paqësore”.

Merkel tha gjithashtu: “Do të duhet të analizojmë me shumë kujdes sesi do të mund të arrijmë në çtensionimin e situatës, si do të përforcojmë bashkëpunimin në çështjen e refugjatëve dhe si do të mbrojmë të drejtat e njeriut, të drejta që i gëzojnë edhe refugjatët. Do të duhet të ristrukturojmë dhe të rikonceptojmë çdo herë dhe për çdo rast marrëdhëniet tona me Turqinë, por edhe të këmbëngulim në bashkëpunimet me të, në çështje të rëndësishme”.

Sipas opinionit të Merkel, çështja e refugjatëve do të preokupojë Europën për dekada, ndaj dhe është e nevojshme të kërkojmë një politikë të përbashkët europiane lidhur me azilantët dhe emigracionin.

Angela Merkel falenderoi gjithashtu, Komisionin për sugjerimin në fjalë, të cilin e depozitoi javën e kaluar, duke shtuar: “Diskutimi mbi formën e implementimit të prurjeve të emigrantëve është guri i qoshes për kohezionin e Europës. Nëse nuk do të gjendet një zgjidhje e përbashkët në çështjen e emigrantëve, atëherë kjo do të sjellë pasoja në aftësinë e veprimtarisë vendimmarrëse të Bashkimit Europian”.

Sa më sipër, tregon qartë pozicionimin e Gjermanisë në krah të Turqisë, si dhe përmendja e çështjes së pamundësisë vendimmarrëse brenda Bashkimit Europian, përbën një kërcënim të hapur nga Kancelarja gjermane, drejtuar Greqisë, duke i dhënë të nënkuptojë, që kur të vijë momenti, për çfarëdo çështje që Greqisë do i duhet vendimmarrja e BE-së, nënkuptohet që Greqia nuk do ta ketë, të paktën nga Gjermania.

Drejtuesja e një shteti anëtar në BE, hapur dhe pa doreza prononcohet pro Turqisë dhe kundër një shteti anëtar të BE-së. Mos ndoshta këtu humbet edhe vetë sensi dhe qëllimi i ekzistencës së një Bashkimi të tillë Europian?

Vizita e Sekretarit të Shtetit, Pompeo, në Greqi dhe qëndrimi i tij dyditor në rezidencën e kryeministrit grek në Kretë, padyshim që ka acaruar skajshëm marrëdhëniet mes Greqisë dhe Gjermanisë. E për rrjedhojë krijon disbalanca dhe përplasje brenda BE-së.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Drama e Mbrëmjes së Sotme në Debatin Trump-Biden po Afron- Trump Kërkon Kontroll për Kufje Përpara Debatit!

Next Story

Mitsotakis Priti për Dy Ditë në Banesën e tij në Kretë, Sekretarin e Shtetit Pompeo! (Video)

Latest from Opinione