“Shkeli butonin” Trump-i, teksa njoftoi deklasifikimin e dokumentave sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që lidhen me Rusinë dhe Hillary Clinton.
Në një postim të tij presidenti Trump tha se FBI dhe CIA e dinin shumë mirë se historia me vallaha “involvimin e Rusisë” ishte thjesht dhe vetëm një farsë.
“Dhashë urdhër për deklasifikimin tërësor të të gjitha dosjeve të krimit më të madh politik në historinë e Amerikës, që lidhen me çështjen e Rusisë”, tha Trump.
Në urdhërin e Trump-it përfshihen dhe E-mail-et e famshme të Hillary Clinton, mes të cilave duket qartë orkestrimi i përpjeksjes të demokratëve, apo të të majtëve amerikanë, për të futur në kurth presidentin e sotëm Donald Trump.