Sulm terrorist u krye nga një tjetër islamist ekstremist në Paris. Në “fole” organizatash terroriste islamike është shndërruar kryeqendra e Francës, atje ku para pak orësh iu pre koka një mësuesi dhe u plagos një tjetër person, nga një ekstremist islamist që bërtiste, teksa kryente krimin makabër, “Allahu ekber”.
Policia franceze shkëmbeu zjarr me terroristin e armatosur dhe e vrau.
Kujtojmë se në fund të shtatorit në Paris ishte vënë alarmi, kur një person u ishte sulur me thikë disa qytetarëve në qendër të qytetit, duke i plagosur.
Sipas informacioneve më të fundit viktima ishte një mësues në një shkollë të një lagje periferike të Parisit. Kokëprerja ndodhi gjatë orës që ai po u bënte mësim nxënësve, për lirinë e shprehjes, duke ju treguar atyre skica të Muhamedit dhe vrasësi është një prind nxënësi.