Lockdown-et Kthehen në Europë dhe Godasin Ekonominë!

/

Po kërcënohen bursat europiane.

Frika për një valë të dytë pandemie vërtetohet në fomën më të keqe të mundshme në Europë, pasi shumë nga metropolet dhe rajonet e saj po kalojnë në mini-karantina, në një përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit, pasi sistemi i shëndetësisë nuk është i aftë të përballojë numrin e rasteve.

Edhe pse kostoja e karantinimeve për ekonominë është shumë e madhe, ekspozimi si formë e drejtpërdrejtë e shpërndarjes së virusit nuk u lë shumë hapësirë qeverive, duke i detyruar të vendosin sërish masa kufizuese, vetëm pak muaj pas anullimit të tyre.

Pas Qytetit të Dritave që detyrohet të jetojë për një muaj në gjysëmdritë nga masat e vendosura, që kufizojnë lëvizjen, erdhi edhe Londra, ku ra kambana e alarmit për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve me Covid-19.

Qeveria Johnson në Britani njoftoi dje masa të reja kufizuese që ndikojnë dhe prekin direkt 28,3 milionë njerëz në Londër, Essex, York, Chesterfield dhe në 4 zona të tjera, pas kundërshtimesh të theksuara mes komunitetit të shkencëtarëve dhe qytetarëve.

Kështu, njerëzit nuk do të mund të grumbullohen në mjedise të mbyllura, në mjedise të hapura njerëzit nuk mund të grumbullohen në grupe me më shumë se 6 persona, ndërkohë që restorantet do të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes, që prej së shtunës, kur dhe hyjnë në fuqi masat kufizuese.

Vendimi i qeverisë britanike për përshkallëzim të masave kufizuese u njoftua pak orë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se kishte marrë vendimin për të ndaluar qarkullimin prej orës 9 të mbrëmjes deri në orën 6 në mëngjes, në Paris dhe në 8 zona të tjera metropolitane, duke filluar nga dita e shtunë.

Sipas “Le Monde”, Franca përgatitet të jetojë në gjendje emergjence deri në verën e viti 2021, edhe pse Macron këmbëngul se “nuk është humbur kontrolli mbi situatën, por që përhapja e virusit është shqetësuese”.

Angela Merkel: “Nuk e përballojmë dot ekonomikisht një karantinim të dytë.”

Në Gjermani shqetësimi është i kudohasur. Me tone dramatike iu drejtua qytetarëve të saj Kancelarja gjermane, lidhur me përhapjen e virusit, e cila i mëshoi faktit se ekonomia gjermane nuk përballon dot një izolim, apo karantinim të dytë.

Pas një takimi të Kancelares me drejtuesit e landeve, takim që zgjati 7 orë, ajo iu drejtua gjermanëve duke ju kërkuar, kryesisht të rinjve, që të mos bëjnë “party” dhe i këshilloi që të shmangin udhëtimet dhe lëvizjet, nëse nuk janë të nevojshme.

Gjatë takimit u vendos që të zbatohen masat kufizuese në zonat me rrezik të lartë, të ndalohen grumbullimet për festime apo argëtim, si dhe të bëhet i detyrueshëm përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura dhe në publik, në territore apo hapësira ku grumbullohen shumë njerëz.

Në zonat ku ka 35 raste për 100 mijë banorë, do të mbyllen restorantet dhe do të ndalohet qarkullimi pas orës 11 të mbërmjes.

Rastet me Covid-19 janë thuajse dyfishuar.

Në Hollandë, ku numri i rasteve thuajse u dyfishua, qeveria njoftoi “lockdown” të kufizuar.

Për të paktën 4 javë, që prej së mërkurës, restorantet dhe baret do të mbyllen prej orës 10 të mbrëmjes. Grumbullimet do të kufizohen në 30 persona, ndërkohë që shumica e aktiviteteve sportive do të stopohen. Kryeministri u bëri thirrje shtetasve të tij që të mbajnë maskë në të gjitha hapësirat publike.

Në Çeki, prej së mërkurës, shkollat u mbyllën, ndërkohë që restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes dhe do të shërbejnë me porosi, duke mos lejuar konsumin e ushqimit në mjediset brenda. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm në dyqane, autobuzë dhe trena, si dhe në hapësira të mbyllura publike.

Ndërsa në Itali, rajonet e Lombardisë dhe Kambanias shfaqin sërish një tablo shqetësuese epidemiologjike, ndaj dhe kryeministri italian u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me përpikmëri masat kufizuese të vendosura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj për situatën epidemiologjike në Europë, duke theksuar se vendosja e masave të ashpra kufizuese do të shpëtojë jetë njerëzish, ndaj dhe qeveritë do të duhet të veprojnë sa më shpejt, teksa modelet epidemiologjike në Europë nuk janë inkurajuese. Megjithëse, sugjeron se në ‘lockdown’, shtetet duhet të kalojnë, pasi të kenë ezauruar të gjitha masat e tjera kufizuese.

Bursat po jetojnë ditë dishezash

Masat kufizuese që po njoftohen prej qeverive të kontinentit të vjetër, njëra pas tjetrës, po shkaktojnë mbyllje të tregjeve dhe rënie të theksuara në bursat europiane.

Çuditërisht, nuk dëgjohet asgjë për Kinën! Asgjë!

Virusi është përqëndruar në Europë. Mbetet të shohim nëse virusi do ta kalojë Atlantikun, për tek kontinenti i zgjedhjeve presidenciale!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Terror Islamist në Paris: Musliman Ekstremist i Preu Kokën një Mësuesi!

Next Story

Ti që Vë Maskën, Hesht & Bindesh, Je i Rrezikshëm për Botën!

Latest from Info

Melina Merkuri

Personaliteti Melina Merkuri u dallua jo vetëm si aktore, por edhe si politikane me luftën e